TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kusari-Lila në Tiranë kërkon eliminimin e barrierave tregtare për Kosovën

by teve1
14 minuta ago
0
A A
Kusari-Lila në Tiranë kërkon eliminimin e barrierave tregtare për Kosovën

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, në takimin ministror në Tiranë ka prezantuar potencialin industrial të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e eliminimit të barrierave tregtare dhe pjesëmarrjes së barabartë të Kosovës në nismat rajonale.

Në fokus të diskutimit ishte Autostrada e Tregut të Përbashkët (Single Market Highway), transformimi industrial dhe rritja e kapaciteteve konkurruese të ekonomive të rajonit.

Gjatë diskutimit, Kusari-Lila ka prezantuar potencialin që Kosova po dëshmon në sektorë konkretë, si përpunimi i metaleve, materialet e ndërtimit, ndërtimet e parafabrikuara, përpunimi i drurit, plastika dhe produktet elektrike.

“Theksova se përafrimi i legjislacionit me atë të BE-së është vetëm hapi i parë. Sfida kryesore mbetet ndërtimi i kapaciteteve institucionale dhe teknike për testim, certifikim dhe akreditim sipas standardeve të njohura ndërkombëtarisht”, ka shkruar Kusari-Lila.

Sipas saj, Marrëveshja për Vlerësimin e Konformitetit dhe Pranimin e Produkteve Industriale (ACAA) mbetet një instrument kyç për lehtësimin e tregtisë dhe eliminimin e barrierave teknike.

Ministrja ka theksuar gjithashtu rëndësinë e eliminimit të çdo pengese që cenon pjesëmarrjen e Kosovës, si vend i barabartë, në të gjitha nismat rajonale, veçanërisht ato të Komisionit Evropian dhe institucioneve të tjera të Bashkimit Evropian.

“Pjesëmarrja e barabartë është kusht themelor për një bashkëpunim të drejtë dhe gjithëpërfshirës. Integrimi evropian duhet të përkthehet në rezultate konkrete dhe të matshme për bizneset tona. Kjo kërkon udhërrëfyes sektorialë, instrumente financiare për modernizim teknologjik, digjitalizim dhe efiçiencë të energjisë, zhvillim të aftësive të fuqisë punëtore, si dhe lidhje të drejtpërdrejta të prodhuesve tanë me kompanitë evropiane”, ka shkruar Kusari-Lila.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasada e Zvicrës në Kosovë riafirmon përkushtimin për luftimin e dhunës ndaj grave

Ambasada e Zvicrës në Kosovë riafirmon përkushtimin për luftimin e dhunës ndaj grave

Pas më shumë se katër orësh përfundon intervistimi nga Prokuroria Speciale ndaj Faton Pecit

Faton Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut

​Nga ofendimet te përplasja fizike, PDK-ja paralajmëron denoncim në polici pas tensioneve në Mitrovicë

​Nga ofendimet te përplasja fizike, PDK-ja paralajmëron denoncim në polici pas tensioneve në Mitrovicë

SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar

SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën