TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Datëlindja e 75-të e aktorit shqiptar me famë botërore, John Belushi

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Datëlindja e 75-të e aktorit shqiptar me famë botërore, John Belushi

Nëse ai do të ishte gjallë, sot do të festonte 73-vjetorin e lindjes. Aktori dhe këngëtari me origjinë shqiptare dhe me famë botërore John Belushi u lind më 24 janar 1949 dhe vdiq më 5 mars 1982.

Belushi u lind në Çikago dhe ishte djali i Adam dhe Agnes Belushi. Babai i tij ishte një emigrant shqiptar i lindur në Korçë dhe në vitin 1934 vendosi të emigrojë në SHBA për të hapur më vonë dy restorante. John Belushi u rrit në Wheaton, në periferi të Çikagos, së bashku me vëllezërit më të vegjël Billy dhe Jim, dhe motrën Marian.

John Belushi u rrit në Kishën Ortodokse Shqiptare dhe mori pjesë në Wheaton School Central High, ku ai u takua me gruan e tij të ardhshme, Judy Jacklin. John Belushi aty ndjek dhe Universitetin e Winscosin-Whitewater dhe “Coolege of DuPage” afër Çikagos.

Aktori shqiptar u bë i famshëm në SHBA me komedinë “The Blues Brothers”. Fillimet e suksesit të tij në art, i pati në filmin e parë të tij “Animal House”. Një nga paraqitjet e tij të fundit, ishte roli i tij në një serinë humoristike “Police Squad”.

Ndërsa në gjithë SHBA-të bëhet i njohur me rolin e tij në “Saturday Night Live”, emision ky që është një nga shkallët e para për shumë aktorë që synojnë Hollywoodin.

John Belushi njihet edhe si pionier i ahengut “Saturday Night Fever”, dhe si shpikës i artikujve she shfaqjeve përcjellëse të filmave artistik.

Talenti për teatër iu vërejt qysh në moshën e fëmijërisë. Më 1970 ai luan së bashku me Dan Aykroyd në bendin “The Blues Brothers”.

Në mars 1982, John Blush u gjend i vdekur në dhomën e tij në Kaliforni. Thuhet se në natën e vdekjes, ai priti në shtëpinë e tij miqtë e tij, Robin Williams dhe Robert De Niro.

Në prill 2004, 22 vjet pas vdekjes së tij, John Belushi u nderua me një yll në Hollywood “Walk of Fame”.

“Do të ishte më e lehtë të kishim një histori që festonte në fakt jetën e bukur të John: guximin e tij për të krijuar jetën që ëndërronte në një peizazh të panjohur, përkushtimin e tij për zanatin e tij, miqësitë e tij epike, dhe temperamentin e dashur”, pati thënë Judy Belushi për “Guardian” në fillim të 2019-së, duke kujtuar jetën e ish-bashkëshortit të saj, John Belushi. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur sjell edicionin e tij të katërt, nën qiellin e qytetit historik të Prizrenit, nga 21 deri më 28 korrik 2025

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur sjell edicionin e tij të katërt, nën qiellin e qytetit historik të Prizrenit, nga 21 deri më 28 korrik 2025

Vëlla e motër nga Kosova, Hana e Muhamed Kurtolli fitojnë medalje në olimpiadën e matematikës në Barcelonë

Vëlla e motër nga Kosova, Hana e Muhamed Kurtolli fitojnë medalje në olimpiadën e matematikës në Barcelonë

‘Superman’ dhe DC Studios arrijnë një premierë prej 122 milionë dollarësh

‘Superman’ dhe DC Studios arrijnë një premierë prej 122 milionë dollarësh

Orkestra “Amadeus” fiton çmimin e argjendtë në Festivalin Botëror të Orkestrave në Vjenë

Orkestra “Amadeus” fiton çmimin e argjendtë në Festivalin Botëror të Orkestrave në Vjenë

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

“InfoNata” 18.07.2025

“InfoNata” 18.07.2025

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X