TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dardanët udhëtojnë sot drejt Sllovenisë për misionin e madh

by tëvë1
4 muaj ago
0
A A
Kosova për fitore ndaj Sllovenisë, Vojvoda e Gallapeni optimistë te “Dardanët”

Kombëtarja e Kosovës udhëton sot drejt Lubjanës për sfidën vendimtare të së shtunës kundër Sllovenisë, ndërsa përgatitjet për këtë duel të rëndësishëm të kualifikimeve për Botërorin 2026 po zhvillohen me intensitet maksimal.

Në seancat e deritanishme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar të theksojë punën taktike, me fokus të veçantë te tranzicionet dhe organizimi mes reparteve. Gjithë grupi i futbollistëve është në gjendje të shkëlqyer fizike, duke i dhënë trajnerit një komfort të plotë para ndeshjes që mund të përcaktojë fatin e Dardanëve në këto kualifikime.

Atmosfera në kampin kosovar mbetet shumë pozitive dhe e mbushur me besim. Të gjithë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e sfidës në “Stožice”, e cila mund t’i sigurojë Kosovës vendin në ‘play-off’ dhe ta mbajë në garë për kualifikim direkt.
Pas stërvitjes, optimizmi u reflektua edhe nga mbrojtësit Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni. Të dy vlerësuan cilësinë e Sllovenisë, por njëzëri theksuan se në Lubjanë do të hyjnë vetëm për fitore.

“Grupi është duke punuar shumë mirë dhe jemi gati për lojë. E dimë rëndësinë e ndeshjes dhe po e presim me padurim. Është një finale për ne. Një pikë nuk është e keqe, por ne hyjmë për të fituar dhe do të shkojmë për tri pikë”, tha Vojvoda.

Ndërsa Gallapeni shtoi: “Atmosfera është shumë pozitive dhe përgatitjet po shkojnë perfekt. Këto dy ndeshje janë jetike për ne, një mundësi historike. Sllovenia është ekip kompakt, edhe atyre u duhen tri pikët, ndaj pres një ndeshje të hapur. Ne do të luftojmë për fitore.”

Kosova do të mbajë një seancë të fundit të lehtë stërvitore paradite, para nisjes për në kryeqytetin slloven, ku të shtunën do të kërkojë fitoren që do ta afronte me ëndrrën e Botërorit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fanatik: Fenerbahçe synon sulmuesin kosovar Fisnik Asllani

Fanatik: Fenerbahçe synon sulmuesin kosovar Fisnik Asllani

Benzema zbulon se çka po i mungon Realit për t’i arritur majat

Benzema zbulon se çka po i mungon Realit për t’i arritur majat

Duele interesante në gjysmëfinale të Kupës

Duele interesante në gjysmëfinale të Kupës

Haaland është gati të luajë si titullar kundër Real Madridit

Haaland është gati të luajë si titullar kundër Real Madridit

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Arrestohet në Prizren i dyshuari për vrasjen e vitit 2015

​Deputeti zviceran: Duam Kosovë stabile për partneritet afatgjatë

​Deputeti zviceran: Duam Kosovë stabile për partneritet afatgjatë

Halil Geci intervistohet për disa orë për kërcënimin ndaj Osmanit

Halil Geci intervistohet për disa orë për kërcënimin ndaj Osmanit

Teherani raporton 460 të vrarë dhe 4.309 të plagosur që nga nisja e sulmeve SHBA-Izrael

Teherani raporton 460 të vrarë dhe 4.309 të plagosur që nga nisja e sulmeve SHBA-Izrael

Emiratet e Bashkuara Arabe raportojnë për sulme të reja nga Irani

Emiratet e Bashkuara Arabe raportojnë për sulme të reja nga Irani

Fanatik: Fenerbahçe synon sulmuesin kosovar Fisnik Asllani

Fanatik: Fenerbahçe synon sulmuesin kosovar Fisnik Asllani

Inspektorati aksion në tërë Kosovën për çmimet e derivateve

Inspektorati aksion në tërë Kosovën për çmimet e derivateve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën