Futbollistet e Kombëtares së Kosovës do t’i luajnë dy ndeshje miqësore në Prishtinë, ka njoftuar të enjten Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
Kundërshtari i Kosovës do të jetë Kombëtarja e Estonisë, me të cilën do të përballet më 29 nëntor dhe 2 dhjetor.
Të dyja këto ndeshje miqësore do të luhen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe do ti shërbejnë ekipit që të përgatitet sa më mirë për sfidat e ardhshme.
Kosova do të grumbullohet më 26 nëntor dhe do të stërvitet në kampin nacional të FFK-së, në Hajvali.