TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dallavere më patentë shoferë, detaje nga aksioni ku u arrestuan 6 persona

Një aksion i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Prokurorisë Themelore në Pejë, ka bërë që sot nën pranga të përfundojnë 6 persona. Këta po dyshohet se kryen dallavere duke i pajisur jashtëligjshëm kandidatët më patentë shoferë. Detaje për këtë aksion, për Tëvë1 ka thënë vet prokurorja e rastit, Valbona Disha – Haxhosaj.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Dallavere më patentë shoferë, detaje nga aksioni ku u arrestuan 6 persona

Testin teorik për patentë shoferë, e kanë pasur disa minuta.

Por, shumë më lehtë gjithë këtë procedurë, e kaluan plot 200 kandidatë të tjerë disa muaj më parë.

Këta brenda disa ditësh, një ekzaminer i kishte pajisur me leje, në Qendrën për Patentë Shofer në Pejë.

E në dyert e tij, të martën trokitën Policia e Kosovës.

Familjarët e këtij të fundit, organeve të rendit u thanë se i njëjti gjendet në pushime.

E ngjashëm më ketë, bastisje u kryen në 10 lokacione, 8 prej tyre në regjionin e Pejës dhe dy në atë të Prishtinës.

E nën pranga për dallavere me patentë shoferë, në këtë aksion të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ekonomike, përfunduan 6 persona.

Detaje për këtë aksion për Tëvë1, ka dhënë prokurorja e rastit në Prokurorinë Themelore të Pejës, Valbona Disha –Haxhosaj.

“Hetimet janë zhvilluar për më shumë se 1 vit dhe i kemi këto janë zhvilluar në bashkëpunim me drejtorinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsion në Prishtinë. Si rezultat i këtyre hetimeve, sot kemi zhvilluar një aksion që lidhet me Qendrën për Patent Shofer në Pejë dhe aksioni është zhvilluar ne Pejë, Deçan, Fushë Kosovë dhe në Prishtinë. Si rezultat i këtij aksioni, janë arrestuar gjashtë persona, një person për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është liruar, kurse tre persona nuk janë hasur në shtëpi, ndërsa familjarët kanë deklaruar se ata gjenden në pushime”, ka thënë prokurorja e rastit.

E ky rast, të martën në Pejë e solli edhe vet zëvendësministrin në Ministrinë e Infrastrukturës, Hysen Durmishin.

Ky tha se si ministri, janë të pakompromis në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

“Të gjithë këta zyrtarë të cilët janë arrestuar sot, nuk kanë qenë duke punuar në Departamentin për Patentë Shofer, ne me datën 2 shkurt e kemi mbajtur një konferencë për media, ku kemi prezantuar të gjeturat si ministri për shkeljet që kanë ndodhur në njësinë për patentë shofer në Pejë dhe jo vetëm”, tha Durmishi.

Durmishi folir edhe për të arrestuarit në aksionin e sotëm?

“Nuk e di saktësisht se kush është arrestuar, vetëm kam dëgjuar se ka të arrestuar edhe nga auto shkollat, ekzaminerëve, edhe drejtori i njësisë së patent shoferëve, por që kanë qenë të zëvendësuar me kohë”, tha ai.

Ndryshe, sipas Policisë së Kosovës, gjatë operacionit policor të bastisjes janë sekuestruar 7 mijë e 800 euro, gjashtë telefona mobil si dhe materiale të ndryshme lidhur me testime të kandidatëve.

Tags: arrastiemtdallavert me patente shoferePeje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në QKUK edhe 31-vjeçarja e dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Motivet e vrasjes së dyfishtë në Majac ende nuk dihen, e dyshuara mori peng 73-vjeçaren

Motivet e vrasjes së dyfishtë në Majac ende nuk dihen, e dyshuara mori peng 73-vjeçaren

Behrami: Kurti dëshiroi garë për presidentin, jo marrëveshje

Behrami i reagon ambasadorit gjerman: Heshtët për shkeljet që u bënë nga Specialja

Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit

Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit

Aksident fatal në pistën e Nju Jorkut: Vdesin piloti dhe ndihmëspiloti pas përplasjes me kamion zjarrfikës

Aksident fatal në pistën e Nju Jorkut: Vdesin piloti dhe ndihmëspiloti pas përplasjes me kamion zjarrfikës

Basketboll, Prishtina – Bashkimi mbyllë xhiron

Basketboll, Prishtina – Bashkimi mbyllë xhiron

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në QKUK edhe 31-vjeçarja e dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Gallapeni në ekipin e xhiros në Poloni

Gallapeni në ekipin e xhiros në Poloni

Dellova krenar me çmimin e fituar në Bullgari

Dellova krenar me çmimin e fituar në Bullgari

Muriq e Gjimshiti në formacionin e javës në Serie A

Muriq e Gjimshiti në formacionin e javës në Serie A

Veton Tusha shpallet “Ylli i Javës”

Veton Tusha shpallet “Ylli i Javës”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën