Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Bjellorusi, që luhet më 21 nëntor në “Fadil Vokrri”.
FFK-ja ka njoftuar të enjtën, se biletat mund të blihen “online”, ndërsa çmimi i tyre është prej 5 deri në 80 euro.
5 euro kushton bileta për tribunat pas portave, veri e jug. Për tribunën lindore, bileta kushton 10 euro, ndërsa për perëndim, bileta kushton 20 euro.
Ndërkohë biletat VIP kanë çmim prej 80 euro.
Ndeshja me Bjellorusinë është e fundit e edicionit kualifikues për Evropianin 2024 që zhvillohet në Gjermani.