TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dakordimi për shtensionimin në veri: Tërhiqen menjëherë nga komunat veriore 25 % e policisë, zgjedhjet pas verës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Protestuesit në Zveçan lëshojnë këngë nacionaliste

Foto ilustruese

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se ka pasur një dakordim me emisarin Lajçak “për krijimin e  parakushteve pёr pёrforcim tё fokusit nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datёs 18 mars”.

Në këtë kontekst nga Qeveria kanë thënë se është rënë dakord që të tërhiqen menjëherë 25 % e policëve që po qëndrojnë në dhe rreth objekteve komunale në pjesën veriore.

“Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”.

Zvogëlimi i prezencës policore mund të vazhdojë varësisht gjendjes së sigurisë.

“Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”, bëhet e ditur nga Qeveria.

Po ashtu Ekzekutivi përmes një deklarate do të mbështes mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në komunat veriore të cilat do të mbahen pas verës.

“Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Teksa po ashtu bëhet e ditur se është dakorduar që BE të ftojë dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.

Veprimet e dakorduara do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore.​

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

“S’ka vend për të gjithë”, konfirmohen ulëset në seancat për rastin Thaçi dhe të tjerët

Maqedonci: Ministria e Mbrojtjes ka kryer blerje të armatimit që nuk janë bërë publike

Maqedonci: Ministria e Mbrojtjes ka kryer blerje të armatimit që nuk janë bërë publike

Kosova drejt prodhimit ushtarak – Maqedonci: Në fund të vitit nisin municionet “Made in Kosova”, me standarde të NATO-s

Kosova drejt prodhimit ushtarak – Maqedonci: Në fund të vitit nisin municionet “Made in Kosova”, me standarde të NATO-s

Maqedonci: Kosova në një afat të shkurtër do të jetë pjesë e NATO-s

Maqedonci: Kosova në një afat të shkurtër do të jetë pjesë e NATO-s

Stuhia e fortë në Spanjë dhe Portugali lë të vdekur dy persona – mijëra të evakuuar

Stuhia e fortë në Spanjë dhe Portugali lë të vdekur dy persona – mijëra të evakuuar

Qorrolli kritikon aktgjykimin e Kushtetueses për Rashiqin: Vendim arbitrar dhe ndërhyrje në autonominë e Kuvendit

Qorrolli kritikon aktgjykimin e Kushtetueses për Rashiqin: Vendim arbitrar dhe ndërhyrje në autonominë e Kuvendit

Emisioni “Info Nata” 06.02.2026

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

“S’ka vend për të gjithë”, konfirmohen ulëset në seancat për rastin Thaçi dhe të tjerët

Maqedonci: Ministria e Mbrojtjes ka kryer blerje të armatimit që nuk janë bërë publike

Maqedonci: Ministria e Mbrojtjes ka kryer blerje të armatimit që nuk janë bërë publike

Kosova drejt prodhimit ushtarak – Maqedonci: Në fund të vitit nisin municionet “Made in Kosova”, me standarde të NATO-s

Kosova drejt prodhimit ushtarak – Maqedonci: Në fund të vitit nisin municionet “Made in Kosova”, me standarde të NATO-s

Maqedonci: Kosova në një afat të shkurtër do të jetë pjesë e NATO-s

Maqedonci: Kosova në një afat të shkurtër do të jetë pjesë e NATO-s

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën