Mërgim Mavraj, ish-kapiteni i kuqezinjve u ka kërkuar lojtarëve që sot të mendojnë vetëm për futboll dhe të mos ndikohen nga ngarkesa historike që ka kjo ndeshje!
Ish-mbrojtësi nga Kosova, një apel e ka edhe për lojtarët kuqezi që vijnë nga këto troje. “Kosova është e jona përgjithmonë” shkruan ai.
Shqipëria luan sot kundër Serbisë në orën 20.45 në “Air Albania”.