Përmes një postimi në Twitter, Cramon ka thënë se shpreson se kjo do sjellë më afër të dyja vendet rreth marrëveshjes përfundimtare, shkruan teve1.info
“Mirë të dëgjoj se është arritur një marrëveshje nën lidershipin europian dhe mbështetjen e qartë të Escobar. Shpresoj që zbatimi i shpejtë do të çojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave dhe na sjellë më afër marrëveshjes përfundimtare të normalizimit”, ka shkruar ajo.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka bërë të ditur sot se Serbia ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet hyrje – dalje për qytetarët e Kosovës. /Teve1.info/
https://teve1.info/lajmet/serbia-pranon-dokumentet-e-kosoves-hiqen-pengesat-per-levizje-te-lire/