Real Madridi ka marrë një lajm të keq në prag të përballjes së madhe me Barcelonën, pasi portieri Thibaut Courtois nuk do të jetë në dispozicion për “El Clasicon” e kësaj të diele.
Sipas raportimeve të mediumit spanjoll AS, portieri belg do të mungojë në këtë ndeshje për shkak të një gjendjeje gripale.
Mungesa e tij përbën një goditje për skuadrën madrilene, duke pasur parasysh rëndësinë e përballjes me rivalin e përbetuar.
Në vend të Courtois, Real Madridi pritet të mbështetet te portieri ukrainas Andriy Lunin, ndërsa në skuadër është përfshirë edhe Illia Voloshyn si zëvendësues në listën e të ftuarve.
Përballja mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet këtë të diel dhe është një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në La Liga.
Ndeshja Real Madrid – Barcelona zhvillohet nga nora 21:00.
Courtois, baja de última hora.
https://t.co/XZ84TYRyza— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 25, 2026








