TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Costa: Kosova ka nevojë për konsensus të gjerë kombëtar për avancimin e procesit të anëtarësimit në BE

by Tëvë1
2 muaj ago
0
A A
Costa: Kosova ka nevojë për konsensus të gjerë kombëtar për avancimin e procesit të anëtarësimit në BE

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar se procesi i anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian kërkon përkushtim të vazhdueshëm dhe konsensus të gjerë politik e shoqëror në vend.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetareje lidhur me faktin se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE që nga viti 2022 dhe ende nuk ka pasur zhvillime konkrete, si dhe nëse kjo lidhet me proceset zgjedhore në Kosovë apo me mungesën e konsensusit brenda BE-së për shkak se pesë shtete anëtare nuk e njohin Kosovën, Costa tha se procesi kërkon kohë dhe hapa të qëndrueshëm.

“Jemi pajtuar se secili problem e ka kohën e vet. Në procesin e anëtarësimit drejt BE-së është e rëndësishme që Kosova të ecë hap pas hapi. Rezultati i asaj për të cilën jemi pajtuar dhe bindja ime është se në fund të procesit nuk do të kemi asnjë problem me Bashkimin Evropian. Mirëpo, për momentin ajo që nevojitet është një konsensus i madh kombëtar lidhur me anëtarësimin në BE. Ky konsensus duhet të përkthehet në veprime konkrete që do të ruajnë rrugën e qartë drejt realizimit të këtij qëllimi në Kosovë”, tha Costa.

I pyetur për dialogun Kosovë-Serbi, pas mungesës së takimeve të nivelit të lartë që nga sulmi terrorist në Banjskë dhe pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë që dënoi tre persona për këtë rast, ndërsa Milan Radoiçiq vazhdon të qëndrojë në Serbi, Costa tha se e ardhmja duhet të jetë në fokusin e të dyja palëve.

“Bashkimi Evropian është një projekt paqeje. Ai ka lindur nga hiri i Luftës së Dytë Botërore. Franca dhe Gjermania, të cilat kishin një histori të dhimbshme konfliktesh, vendosën ta tejkalojnë të kaluarën dhe të përqendrohen në një të ardhme më të mirë dhe më të begatë. Kjo është historia e Bashkimit Evropian dhe kjo duhet të jetë edhe e ardhmja e Evropës”, deklaroi ai.

Costa theksoi se edhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë pasur mosmarrëveshje dhe konflikte në të kaluarën, por sipas tij, vendimet duhet të merren duke parë drejt së ardhmes.

“Duhet të vendosim se çfarë dëshirojmë: të ndërtojmë vlera dhe një të ardhme të përbashkët, apo të mbetemi të përqendruar te konfliktet e së kaluarës. Duhet të fokusohemi te e ardhmja. Të njëjtën gjë që po e them këtu do ta them edhe në Beograd. Është thelbësore që të dyja palët të përfshihen në dialog me vullnet të mirë dhe të pranojnë se fokusi duhet të jetë tek e ardhmja”, tha Costa.

Ai shtoi se përfshirja e Bashkimit Evropian në dialog mbetet e rëndësishme, por po aq i rëndësishëm është edhe angazhimi konstruktiv i Kosovës dhe Serbisë në proces.

Tags: Antonio CostaBEKosovaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyba flet për ofertën e deputetit të PDK-së për koalicion me VV-në

Zyba flet për ofertën e deputetit të PDK-së për koalicion me VV-në

Zyba: Pse e do LDK-ja presidentin – mandat nga rezultati zgjedhor apo trashëgimi e fronit?

Zyba: Pse e do LDK-ja presidentin – mandat nga rezultati zgjedhor apo trashëgimi e fronit?

Policia sekuestron rreth 3 kg marihuanë, përdor armët e zjarrit pasi të dyshuarit sulmuan zyrtarët

Policia sekuestron rreth 3 kg marihuanë, përdor armët e zjarrit pasi të dyshuarit sulmuan zyrtarët

Një raketë e SpaceX u përplas me Hënën, ashtu siç ishte parashikuar nga shkencëtarët

Cakolli i reagon Deharit: Vetëm 8 nga së paku 40 afate kushtetuese kanë pasoja juridike të përcaktuara

Zyba flet për ofertën e deputetit të PDK-së për koalicion me VV-në

Zyba flet për ofertën e deputetit të PDK-së për koalicion me VV-në

Zyba: Pse e do LDK-ja presidentin – mandat nga rezultati zgjedhor apo trashëgimi e fronit?

Zyba: Pse e do LDK-ja presidentin – mandat nga rezultati zgjedhor apo trashëgimi e fronit?

24 vatra zjarri në një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive

24 vatra zjarri në një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive

Policia sekuestron rreth 3 kg marihuanë, përdor armët e zjarrit pasi të dyshuarit sulmuan zyrtarët

Policia sekuestron rreth 3 kg marihuanë, përdor armët e zjarrit pasi të dyshuarit sulmuan zyrtarët

“InfoNata” 11.08.2026

“InfoNata” 11.08.2026

“Mos u fut në det pas ushqimit” – E vërtetë apo thjesht një mit? Ja çfarë thonë ekspertët

“Mos u fut në det pas ushqimit” – E vërtetë apo thjesht një mit? Ja çfarë thonë ekspertët

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën