TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Conference League/ Xhaka me shenja në fitoren e Baselit, West Ham përmbys Az Alkmaarin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Conference League/ Xhaka me shenja në fitoren e Baselit, West Ham përmbys Az Alkmaarin

Basel fiton me përmbysje me rezultatin 1-2 ndaj Fiorentinës, një takim ku protagonist u shfaq edhe mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka.

Italianët diktuan ritmin gjatë gjithë pjesës së parë, ndërsa u desh minuta e 25’ që të zhbllokohej sfida.

Pasi Lucas Martinez Quarta e afron topin me një goditje me kokë drejt portës, Cabral po me goditje me kokë e dërgon topin në fundin e rrjetës dhe i jep avantazhin Fiorentinës, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0.

Megjithatë miqtë reaguan në pjesën e dytë të takimit, me Diouf që pas asistit të Taulant Xhakës, i dhuroi barazimin Baseli-t në minutën e 71’.

Ndërsa në minutën e 90+2’ Amdouni përmbysi rezultatin dhe i dhuroi fitoren ekipit të tij, me Baselin që në ndeshjen e kthimit në “St. Jakob-Park” i bën punë edhe barazimi.

West Ham fiton 2-1 me përmbysje në shtëpi në takimin e parë të gjysmëfinaleve të Conference League, ku përballë kishte skuadrën e AZ Alkmaar.

AZ Alkmaar tregoi një formë shumë të mirë në pjesën e parë, ndërsa ia doli të merrte avantazhin. Në minutën e 42’ Reijnders i asistuar nga Mijnans realizoi një super goditje dhe zhbllokoi sfidën, duke bërë njëkohësisht që ky fraksion të mbyllej me rezultatin 0-1.

West Ham do të gjente barazimin në minutën e 67’ me Benrahma, i cili mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Ndërsa Antonio do të përmbyste gjithçka me golin e realizuar në minutën e 76’, duke kaluar West Ham në avantazh dhe duke vulosur rezultatin e kësaj sfide.

ShareTweet

Postime të ngjashme

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

FIFA e mahnitur nga kombëtarja e Kosovës, i kushton një artikull të gjatë me fakte

FIFA e mahnitur nga kombëtarja e Kosovës, i kushton një artikull të gjatë me fakte

Shabani shpall listën për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve, ka mungesa të shumta

Shabani shpall listën për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve, ka mungesa të shumta

Kenan Yildiz publikon fotografi emocionuese me Edon Zhegrovën

Kenan Yildiz publikon fotografi emocionuese me Edon Zhegrovën

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Kufizohen çmimet e naftës dhe benzinës, Kusari-Lila: Çdo shkelje do të ndëshkohet

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Rritja e çmimeve, pesë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e energjisë

Rritja e çmimeve, pesë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e energjisë

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Ushtria e Kosovës e gatshme për anëtarësim në NATO

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën