Sulmuesi portugez, Francisco Conceicao, është transferuar te gjigandi italian, Juventus. Klubi italian të martën ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Porton për ta huazuar për një vit portugezin, Conceicao.
“Një tjetër ardhje e re në familjen e Juventusit është ajo e Francisco Conceicaos, i cili arrin në Torino si huazim për një edicion. Aftësi, teknikë dhe inteligjencë taktike. Këto janë vetëm disa nga fjalët që vijnë në mendje kur flasim për Conceicaon i lindur më 14 dhjetor të vitit 2002 në Coimbra”, ka shkruar Juventusi.
21-vjeçari testet mjekësore te Juventusi i përfundoi me sukses të hënën. Juventusi në fund të edicionit ka opsionin e klauzolës së blerjes prej 30 milionë euro për portugezin.
Conceicao me Porton ka kontratë deri në vitin 2029. Ka luajtur edhe për Ajaxin, Padroensen, Sportingun e Lisbonës dhe Belenensesen.