Lëvizja FOL ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së Çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2023.
Këtë vit, ky çmim iu është dedikuar të gjithë gazetarëve që raportuan nga komunat në veri të vendit, gjatë muajit maj dhe qershor.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka pranuar çmimin për të gjithë gazetarët pa dallim, ku në mesin e tyre është edhe gazetarja e Televizionit Tëvë1, Fetije Kamberi.
Kjo ndarje e çmimeve nga FOL, ka filluar që nga viti 2009, duke vazhduar edhe tani./teve1.info/.