TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çmimet OSCAR 2024

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Çmimet OSCAR 2024

Filmi biografik historik për shpikësin e bombës atomike “Oppenheimer”, fitoi Oscarin si filmi më i mirë nga Akademia Amerikane e Arteve dhe Shkencave të filmit, gjatë një ceremonie të dielën në Los Anxhelos.

Oppenheimer, i Christofer Nolan arriti të fitojë gjithsej shtatë çmime Oscar, përfshirë atë për aktorin më të mirë, çmim të cilin e mori irlandezi Cillian Murphy, i cili luante rolin e fizikanit teorik Robert Oppenheimerit- liderit të përpjekjeve amerikane në vitet ’40 për ta krijuar një armë e cila do t’i jepte fund Luftës së Dytë Botërore.

Pasi mori çmimin, Murphy u shpreh shumë i kënaqur, ndërsa këtë Oscar tha se ia dedikon paqebërësve kudo në botë.

“Jam shumë i kënaqur. Filmi është kaq i veçantë për mua. Ky është një film që është provokues dhe sfidues dhe ka kaq shumë njerëz që duan ta shohin atë. Ne e bëmë një film për njeriun i cili e krijoi bombën atomike dhe ne po jetojmë në botën e Oppenheimerit, qoftë për mirë apo për keq. Këtë çmim do të doja t’ua kushtoja paqebërësve kudo në botë, ka thënë Cillian Murphy-aktor, fitues i çmimit OSCAR për aktorin më të mirë.

Oppenheimer pati gjithsej 13 nominime, më shumë se çdo prodhim tjetër.

Ndërkohë, çmimi për aktoren më të mirë këtë vit shkoi për Emma Stone për interpretimin e saj në komedinë groteske “Poor Things”.

E filmi më i mirë dokumentar u vlerësua “Njëzet ditë në Mariupol” nga Mstislav Çernov, Michelle Mizner dhe Reni Aronson-Ratha.

Ai tregon përvojat e gazetarëve të agjencisë Associated Press të cilët kaluan rreth tri javë në qytetin port ukrainas në fillim të vitit 2022, në një kohë kur u rrethua nga forcat ruse.
Ndërkohë Britania e Madhe e fitoi Oscarin për filmin më të mirë ndërkombëtar “The Zone of Interest.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve, e cila zgjati gati tri orë e gjysmë, u drejtua nga Jimmy Kimmel.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Orkestra nga Kosova del e para në garën ndërkombëtare në Spanjë

Orkestra nga Kosova del e para në garën ndërkombëtare në Spanjë

Ballokumja e Elbasanit shpallet trashëgimi kulturore jomateriale

Ballokumja e Elbasanit shpallet trashëgimi kulturore jomateriale

Dokumentari “Kujtim i humbur” rikthen kujtesën e luftës së Kosovës

Dokumentari “Kujtim i humbur” rikthen kujtesën e luftës së Kosovës

Në ambasadën e Sllovenisë hapet ekspozita “Nga Dardania në Pavarësi”

Në ambasadën e Sllovenisë hapet ekspozita “Nga Dardania në Pavarësi”

Osmani pret Albulena Haxhiun në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së presidentes së Kosovës

Osmani pret Albulena Haxhiun në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së presidentes së Kosovës

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Kufizohen çmimet e naftës dhe benzinës, Kusari-Lila: Çdo shkelje do të ndëshkohet

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Rritja e çmimeve, pesë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e energjisë

Rritja e çmimeve, pesë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e energjisë

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Ushtria e Kosovës e gatshme për anëtarësim në NATO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën