TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Çmimet e biletave në transportin ndërurban mund të rriten për 25%

nga tëvë1
19 Prill, 2023
0
A A
Kurtishaj: Jemi drejt falimentimit, nafta 1.69 euro e çmimi i biletës së autobusit mbetet i njëjtë

Këshilli Drejtues i Shoqatës së Transportit rrugor, ka kërkuar që çmimet e biletave për transportin ndërurban të ngritën për 25%.

Këtë kërkesë e bëri Naser Januzi, nga kompania “ Barileva” në mbledhjen e Këshillit Drejtues, ku tha se janë rritur shpenzimet, duke përmendur edhe çmimet e larta të pjesëve të autobusëve.

“Unë kisha propozuar që nga sot të kemi 25% të rritën çmimet. Janë rritur çmimet e pjesëve të autobusëve, e ne nuk i kemi rritur”, tha Januzi.

Kadri Rrahmani, nga kompania “Cali” nga Gjakova, tha se sulmi ndaj tyre se nuk po i zbresin çmimet e biletave pas rënies së çmimit të derivateve të naftës, nuk është në rregull.

Sipas tij, ata kanë edhe shpenzime të tjera.

“Po bëhem pak i tepërt po më prek fortë. Sulmi ndaj nesh po e quaj sulm që na është dhënë është për fajin tonë. Për shkak se nëse do t’i ngrisnim çmimet e biletës siç janë rritur çmimet e tjera atëherë në rregull. Ai zotëriu mund të flasë për veten, se nuk është vetëm nafta, është goma, vaji e shumë të tjera”.

“Cili student vjen të udhëtojë me autobus, e që nuk blen ndonjë lëng, apo ëmbëlsirë, apo që nuk ka telefon të mençurit. Po çfarë varfërie, na shoqatë humaniste nuk jemi”, tha Rrahmani.Shkelzen Nikqi, nënkryetar i Unionit të shoqatave të transportit, tha se Shoqata e naftëtarëve është fajtori kryesor për rritjen e çmimeve.

Ai madje tha se nga kjo shoqatë mund të flasin vetëm për anëtarët e tyre e jo për shpenzimet që kanë transportuesit.“Sa i përket çmimit të biletave, unë nuk e di çfarë morali mundet me pasë një shoqatë e tillë. Nuk kam respekt fare për naftëtarët, sepse ata janë kryesorët në këtë çështje.

Një naftëtarë mund të flasë vetëm për biznesin e tij jo për të gjithë operatorët e transportit. Unë mund të i’u them me bindje të plotë se çmimi i biletës për trasenë e rrugës Prishtinë-Pejë është i njëjti çmim i biletës. Është turp nga ne që të na kërkojnë ulje të biletës sepse nuk ka pasur”, tha Nikqi.

Përderisa kryetari Jakup Berisha tha se ka pasur shumë ftesa për takime me OJQ të ndryshme për mosngritjen e çmimeve të biletave, edhe pse nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Ai tha se kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani ka shkaktuar amulli në opinion kur ka thënë se pas uljes së çmimit të derivateve do të ulen edhe çmimet e tjera.

Sipas tij, ata realizojnë edhe shpenzime të tjera përveç derivateve, dhe se kjo shoqatë nuk mund të flas në emër të tyre, raporton EO.

“Ju keni parë që është në opinion, edhe disa OJQ që i mbrojnë studentët, që e mbikëqyrin tregun. Ata kërkojnë nga unë të bisedojnë me mua, për çmimet e transportit ndërurban. Është një deklaratë e zotit Fadil Bernjani, i cili në një konferencë për shtyp tha se nafta do të bie në muajin mars dhe prill, dhe tha se të gjitha çmimet do të bien, e cila ka krijuar amulli. Edhe shumë regjione nuk i kanë ngritur çmimet”.

“Atëherë kanë filluar gazetarët mua të më bëjnë presion kur po i zbritni. Edhe po të zbresë nafta, unë mendoj se çmimet e karburantit marrin pjesë në të hyrat e kompanisë 39-40%, por kemi faktorë të tjerë që ndikojnë. Kemi një ikje të madhe, dhe prej studentëve deri të pensionistët të gjithë ata që kanë udhëtuar me autobus, kanë ikur shumica”.

“Shoqatës së naftëtarëve duhet t’i tërhiqte vërejtja sepse ajo mund të flasë për shoqatën e vet, unë flas për shoqatën time. Jemi nën presionin edhe të Qeverisë, edhe të punëtorëve që të rrisim pagat, edhe ne duhet t’i rrisim për shkak se po na ikin punëtorët”, tha Berisha.

ShareTweet

Postime të ngjashme

A do të bëjë PDK koalicion me VV-në? – Ja çfarë thotë Rashit Qalaj

A do të bëjë PDK koalicion me VV-në? – Ja çfarë thotë Rashit Qalaj

Shkodra: Të gjitha partitë të kënaqura me bllokadën në Kuvend, asnjëra nuk i ka numrat

Shkodra: Të gjitha partitë të kënaqura me bllokadën në Kuvend, asnjëra nuk i ka numrat

“Është vetëm deputet dhe kryetar  i VV-së”- Deputeti i PDK-së për Albin Kurtin

“Është vetëm deputet dhe kryetar  i VV-së”- Deputeti i PDK-së për Albin Kurtin

Mosvotimi i Haxhiut, Qalaj tregon arsyet- Përmend zvogëlimin e fondeve për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë

“Këndi i debatit”-13.05.2025

“Këndi i debatit”-13.05.2025

Abdixhiku takon ambasadorin suedez: Qeveria e Tranzicionit, rrugëdalja më e mirë nga kriza institucionale

Abdixhiku takon ambasadorin suedez: Qeveria e Tranzicionit, rrugëdalja më e mirë nga kriza institucionale

Kompania “Pastrimi” ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë

Kompania “Pastrimi” ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X