TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çmime të dyfishta në libra, prindërit ankohen, shtëpia botuese: Ishte gabim teknik

Shuma e ndarë nga Ministria e Arsimit për të blerë librat shkollor, sipas disa prej prindërve është i pamjaftueshëm. Madje, disa prindër janë ankuar se shtëpitë botuese po manipulojnë me çmimet e teksteve shkollore. Por, këto të fundit thonë se ndodhi vetëm një gabim teknik.

by Doresa Geci
3 javë ago
0 0
A A

Ky  libër shkollor i cili i dedikohet nxënësve të klasës së dytë kushton 3 euro.

Por ky çmim është i vendosur me ngjitës ndërsa nën të fshihet një çmim tjetër i cili është 1 euro më i ulët.

E kësisoj shtëpia botuese ka vepruar edhe me disa tekste të tjera shkollore.

Për këtë është dhënë edhe një sqarim rreth arsyeve të vendosjes së këtyre stikerëve me çmime më të larta.

“Disa prej teksteve tona shkollore kanë pasur çmime të përditësuara përmes stikerëve, sepse gjatë procesit të prodhimit të teksteve mund të ketë pasur probleme teknike gjatë printimit. Theksojmë se këto çmime përkojnë plotësisht me çmimet zyrtare të Katalogut të teksteve shkollore, të dorëzuar paraprakisht në MASHTI dhe të publikuar para fillimit të shitjeve. Të gjitha libraritë në Kosovë janë të obliguara t’i respektojnë këto çmime zyrtare gjatë shitjes”, thuhet në sqarimin e shtëpisë botuese.

Ankesa për çmimet e librave kanë edhe vetë prindërit.

“Nuk po dalin as gjysmën me i ble, shumë shtrenjtë, manipulime me çmime po  ngjisin tiketa përmbi edhe qashtu katastrofë. Deri tash as gjysmën nuk i kam blerë kanë kushtuar 80 euro. Unë i bleva dy libra të gjuhës shqipe me kushtuan 13 euro, një libër kushtoj 7 euro”, shprehet Mentor Morina.

“Dikun 50 % e teksteve shkollor që po kushtojnë. Për një nxënës diku 120 euro apo rreth 130 euro”, thotë Fadil Musa

Madje këto ankesat prindërit i kanë shprehur edhe tek vet libraritë.

“Kemi pasur ankesa edhe në atë drejtim por gjeneralisht qysh ka vepruar MASHTI këtë vit është se prej klasës së 1-5 kanë subvencionuar të gjitha librat, kurse 5-9 i kanë subvencionuar vetëm për fletore pune e këto mbulohen. Ankesat gjithnjë janë të pritshme”, tha Elvin Blakaj nga libraria Dukagjini

Por sipas menaxherit të një prej librarive në vend, çmimet e librave nuk shkojnë mbi 75 euro.

“Siç e dimë të gjitha shtëpitë botuese, të gjitha shkollat që i rekomandojnë nxënësit për të blerë libra, një klasë mundet me pas disa kombinime  por asnjë kombinim nuk e kalon vlerën mbi 75 euro. Ka kombime që kap vlerën 58 euro, 60 euro”, thotë Elez Morina nga libraria “Aletera”.

Tëvë 1 ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Arsimit rreth ankesave të prindërve për shumën e ndarë për të blerë librat, por nuk ka marrë përgjigje deri në momentin e publikimit të kronikës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​27 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme

​27 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme

Për herë të parë në histori, mësim në shqip në shkollat publike të New York-ut

Për herë të parë në histori, mësim në shqip në shkollat publike të New York-ut

Moti sot në Kosovë

Parashikimi i motit

“Shkërmoqje e raporteve me ShBA-në” – “Asnjë zyrtar amerikan s’e ka thënë”, debati Maloku – Qorrolli

“Shkërmoqje e raporteve me ShBA-në” – “Asnjë zyrtar amerikan s’e ka thënë”, debati Maloku – Qorrolli

​27 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme

​27 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme

Për herë të parë në histori, mësim në shqip në shkollat publike të New York-ut

Për herë të parë në histori, mësim në shqip në shkollat publike të New York-ut

Moti sot në Kosovë

Parashikimi i motit

“Shkërmoqje e raporteve me ShBA-në” – “Asnjë zyrtar amerikan s’e ka thënë”, debati Maloku – Qorrolli

“Shkërmoqje e raporteve me ShBA-në” – “Asnjë zyrtar amerikan s’e ka thënë”, debati Maloku – Qorrolli

Barcelona mbetet hije e Real Madridit, triumfon me përmbysje të rezultatit ndaj Oviedos

Barcelona mbetet hije e Real Madridit, triumfon me përmbysje të rezultatit ndaj Oviedos

Qorrolli: Dialogu strategjik me ShBA-në s’kishte filluar së zbatuari, po punojmë ta restaurojmë

Qorrolli: Dialogu strategjik me ShBA-në s’kishte filluar së zbatuari, po punojmë ta restaurojmë

“InfoNata” 25.09.2025

“InfoNata” 25.09.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën