TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ç’mësuam nga sulmi i Iranit ndaj shqiptarëve?

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kursi i ardhshëm i Evropës

Shkruan Agron Hoti

Vetë planet e errëta të Iranit ndaj popullit shqiptar e vërtetojnë faktin që bota s’ka pasur dhe s’do të ketë kurrë vëllazëria fetare.
Sepse po të kishte të tilla, Irani nuk do të sulmonte shtetin shqiptar me shumicë muslimane. Rastin më të freskët që s’ka vëllazëria fetare, e kemi agresionin e Rusisë ortodokse ndaj Ukrainës ortodokse. Si shembull do të marr Turqinë për të vërtetuar faktin që s’ka vëllazërira fetare dhe as që do të ketë, por ka vetëm interesa:

Turqia muslimane rrit prezencën në Lindje të Mesme muslimane në kurriz të Vendeve Arabe muslimane dhe Iranit musliman, gjersa e njëjta bashkë me vendet Arabe ua pamundëson kurdëve muslimanë shtetin, popullit më të madhin në glob pa shtet. Fuqizimi i Turqisë në Ballkan bie ndesh me Vendet Arabe dhe Iranin që janë në aleancë me Rusi.

Serbia duke qenë e interesuar sot sikurse dje e historikisht t’i paraqesë shqiptarët si refuzues të perëndimit ua hap portat investimeve turke dhe arabe gjersa me shërbimin e saj ende të fuqishëm në Kosovë dhe hapësira shqiptare u krijon hapësirë Turqisë dhe Vendeve Arabe në fuqizimin e islamit politik në mënyrë që të bie proamerikanizmi i lartë mes shqiptarëve kundrejt rritjes së pro-orientalizmit siç në fakt është duke ndodhur.

Perëndimi duke e shfrytëzuar Turqinë si portë frenuese ndaj Lindjes së Mesme dhe Rusisë i ka lënë Turqisë duart e lira në Ballkan dhe jo vetëm. Edhe Turqia e sheh Ballkanin si zonë frenuese karshi Perëndimit që do qasje të lirë në Mesdhe, prandaj një Ballkan sa më i përçarë dhe pa perspektivë evropiane i lehtëson Turqisë manipulimin e tij sipas interesave të saj; një Ballkan në një BE të fuqizuar shihet si kërcënim për Turqinë në Mesdhe.

Shtrirja në rritje e Turqisë në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut e dekurajon BE-në t’i zgjidhë problemet në një rajon të kontrolluar nga Turqia.

Shtrirja e shpejtë e Turqisë në Lindje të Mesme, Azi Qendrore, Afrikë Veriore, Ballkan dhe Kaukaz dhe fuqizimi i flotës së saj detare i shoqëruar me ndonjë aleat të fuqishëm aziatik mund të përballet më të ardhmen me frenim të planeve imperiale turke nga ana e SHBA-së, e cila parandalon formimin e çfarëdo hegjemoni euroaziatik, i cili do të rrezikonte vetë SHBA-të.

Një hapësirë shqiptare antiruse por proamerikane edhe pse me investime turke në islam politik gjithsesi që i jep leva SHBA-së para botës si një vend që bashkëpunon ngushtë edhe me vende me shumicë muslimane siç janë Kosova dhe Shqipëria dhe kjo e ekspozon SHBA-në si mike të vendeve me shumicë muslimane e assesi si armike siç do të mund të perceptohej p.sh. nëpër vende Arabe, Iran, Azi Qendrore, etj. Në këtë kontekst edhe Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës, për ta përçuar mesazhin gjithandej se Izraeli s’ka asgjë kundër vendeve me shumicë muslimane, përkundrazi bashkëpunon me to.

Për t’u kthyer prapë të Turqia. Pas rënies së komunizmit Turqia ua kishte hapur dyert pa viza të gjitha vendeve të Ballkanit, kurse BE ua kishte mbyllur duke ua vënë vizat. Kosova as sot s’ka nevojë për viza për Turqi, kurse për BE po. BE shitet që ka raporte tensioni me Turqinë, kurse e vërteta është se BE sikur me askë tjetër ka edhe Union Doganor me Turqinë që nga 1995 si dhe Marrëveshje Asociimi që nga 1963.

Fuqizimi i Turqisë në Lindje të Mesme frenon Iranin në atë zonë të nxehtë dhe kjo shkon në interes të Vendeve Arabe dhe Izraelit që duan sa më pak prezencë të Iranit në rajon, gjersa dy të fundit ngelen në armiqësi mes vete sa i përket Palestinës. Pastaj, frenimi i Iranit nga Turqia në Lindje të Mesme është interes i Izraelit dhe SHBA-së, gjersa bie ndesh me interesat ruse që duan një Iran të fortë.

Ndërkohë Irani investon në vende Arabe për t’i përçarë, sepse përmes përçarjes dhe destabilizimit ul ndikimin amerikan dhe turk kundrejt forcimit të sigurisë kombëtare. Turqia nuk pajtohet me

Izraelin për Palestinë, por bashkëpunon me Izraelin kundër Iranit, sepse të dyja e shohin Iranin si rival rajonal në Lindje të Mesme.

Prandaj, shqiptarët duhet të bashkëpunojnë me të gjithë, por orientimin e tyre pro SHBA-së nuk duhet ta humbin kurrë. Sapo shqiptarët të ndërrojnë kursin e orientimit të tyre nga Perëndimi kah

Lindja, atëherë do të rrëshqasin kah e kaluara e errët

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të tëvë1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kthejani ‘shqipëritë’ tona dhe UÇK-në pronarit të vërtetë – popullit shqiptar!

Kur atdheun e drejton ligësia njerëzore dhe tradhtia, ai doemos përfundon si perandori e krimit

Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni nga shqiptarët

Kush ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit?!

Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni nga shqiptarët

Askush nuk e keqpërdori emblemën e shenjtë të UÇK-së aq sa drejtuesit e OVL-së, PDK-së dhe BDI-së!

Kthejani ‘shqipëritë’ tona dhe UÇK-në pronarit të vërtetë – popullit shqiptar!

Kthejani ‘shqipëritë’ tona dhe UÇK-në pronarit të vërtetë – popullit shqiptar!

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Shqipëria miraton në parim marrëveshjen me Bordin e Paqes për dërgimin e trupave ushtarake në Gaza

Shqipëria miraton në parim marrëveshjen me Bordin e Paqes për dërgimin e trupave ushtarake në Gaza

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Shiti pronat e xhaxhait duke falsifikuar dokumente, arrestohet e dyshuara në Ferizaj

Bajqinovci: Deklaratat e zyrtarëve të afërt me PDK-në më krijuan përshtypjen se ligji për Specialen mund të kthehet në Kuvend

Bajqinovci: Deklaratat e zyrtarëve të afërt me PDK-në më krijuan përshtypjen se ligji për Specialen mund të kthehet në Kuvend

Dhjetë gazetarë largohen nga televizioni kritik ndaj Vuçiqit, Amanpour: Shumë shqetësuese për lirinë e shtypit në Serbi

Dhjetë gazetarë largohen nga televizioni kritik ndaj Vuçiqit, Amanpour: Shumë shqetësuese për lirinë e shtypit në Serbi

Bajqinovci: Konjufca e përfaqësoi Kosovën denjësisht në OKB, opozita gjithmonë kundër

Bajqinovci: Konjufca e përfaqësoi Kosovën denjësisht në OKB, opozita gjithmonë kundër

MASh-i nis bashkëbisedimet me prindërit për Strategjinë e Arsimit 2035+

MASh-i nis bashkëbisedimet me prindërit për Strategjinë e Arsimit 2035+

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën