TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çka është atdhedashuria sipas Shefqet Krasniqit?

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Çka është atdhedashuria sipas Shefqet Krasniqit?

I ftuar në emisionin “Fanari” kushtuar muajit të Ramazanit sot ka qenë imami, Shefqet Krasniqi.

Ai ndër të tjera ka thënë se feja ka ardhur për pesë fondamente.

“Jo vetëm feja jonë si legjislacion i fundit, por edhe fetë qiellore të mëhershme, në bazë kanë qenë të shëndosha. Pra çdo legjislacion prej fillimit të dynjasë, prej kohës së Nuhut a.s. deri në legjislacionin tonë fondamente kryesore i kanë pasur pesë. Thuaj ndryshe feja ka ardhur për pesë fondamente: për ta ruajtur mendjen, për ta ruajtur nderin (moralin), për ta ruajtur pasurinë (për ata pasuria është e shenjtë), për ta ruajtur gjakun (për ata lufta për ta mbrojtur gjakun e qytetarëve është legjitime. Këtu futen mbrojtja e vatanit, dashuria e vatanit) dhe e fundit është ruajtja e dinit (fesë)”, është shprehur Krasniqi.

Më tej, ai ka pyetur ata që kanë dyshime se a mund të jetë një mysliman i devotshëm edhe atdhetar i mirë, se cili është definicioni i atdhedashurisë.

“A ka mundësi me i pyet këta njerëz që thonë se nuk ka mundësi me u ba bashkë edhe mysliman i mirë edhe atdhetar i mirë, a bën me i pyet, ama definicionin, konceptin e atdhedashurisë? Cili është definicioni, përkufizimi i atdhedashurisë? Me qenë atdhetar çka është? Me e marr sharkinë e me këndu?! Me e marr rakinë e gotat “hajde rrnoftë Kosova e cake”?! Kjo është atdhedashuri a?! … Apo koncepti i atdhedashurisë është me e dashtë me zemër, e që kjo është e fshehtë. Dhe këtu shtihen pastaj ata që janë fals, me e shqiptu me gojë, edhe këtu bëhen bashkë ata që janë fals me ata që janë të sinqertë. Madje ata që janë fals flasin më shumë. Apo është edhe më shumë diçka tjetër? Dhe tash këtu ndalemi”.

“Atdhedashuria është me e dashtë vatanin tënd më shumë se çdo vatan në këtë dynja. Me qenë në gjendje me u shkri për vatanin tënd, për tokën tënde, sikurse qiri i cili shkrihet që t’u bëjë dritë të tjerëve që janë aty. Kërkon nevoja me u shkri, po. Kërkon nevoja me u harxhu materialisht, në zero për toke. Për vatan nuk është tepër nuk është shumë. Kjo është atdhedashuri”, është shprehur Krasniqi në Tëvë1.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami paralajmëron opozitën: Shkuarja në zgjedhje për presidentin mund t’i japë LVV-së 80 deputetë

Bajrami paralajmëron opozitën: Shkuarja në zgjedhje për presidentin mund t’i japë LVV-së 80 deputetë

Anëtarja e PSD-së thotë se asnjë kandidat për president i propozuar nga LVV nuk duhet të votohet

Anëtarja e PSD-së thotë se asnjë kandidat për president i propozuar nga LVV nuk duhet të votohet

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuar për ‘vrasje në tentativë dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’

Rrusta: Opozitëbërja në Kosovë ka qenë performative

Rrusta: Opozitëbërja në Kosovë ka qenë performative

Bajrami paralajmëron opozitën: Shkuarja në zgjedhje për presidentin mund t’i japë LVV-së 80 deputetë

Bajrami paralajmëron opozitën: Shkuarja në zgjedhje për presidentin mund t’i japë LVV-së 80 deputetë

Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

“InfoNata” 15.01.2026

“InfoNata” 15.01.2026

Como e Vojvoda nuk ia dalin, Milani fiton me përmbysje

Como e Vojvoda nuk ia dalin, Milani fiton me përmbysje

Plisat me komunikatë tjetër kundër kryesisë së KB Prishtinës – “Lufta jonë nuk ndalet”

Plisat me komunikatë tjetër kundër kryesisë së KB Prishtinës – “Lufta jonë nuk ndalet”

Anëtarja e PSD-së thotë se asnjë kandidat për president i propozuar nga LVV nuk duhet të votohet

Anëtarja e PSD-së thotë se asnjë kandidat për president i propozuar nga LVV nuk duhet të votohet

Mirsad Çollaku zgjidhet anëtar i KE-së në FFK

Mirsad Çollaku zgjidhet anëtar i KE-së në FFK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën