TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Çka e karakterizoi vitin 2024 në ekonomi?

nga Albiona Hajdari
6 muaj më parë
26
A A
Çka e karakterizoi vitin 2024 në ekonomi?

Janari i vitit 2024 nisi me rritje pagash në sektorin publik.

Koeficienti i ri, sipas Ministrisë së Financave ishte 110 euro.

Kështu, paga mesatare  bruto në sektorin publik u bë 780 euro në muaj.

Megjithatë, ky koeficient për disa sektorë publik shkaktoi zbritje të pagave.

Për Policinë e Kosovës madje pati zbritje deri në 600 euro.

Ndërkohë greva deri në  rritje pagash pati edhe nga punëtorët teknikë të shkollave fillore në kryeqytet.

E njëjta ndodhi edhe me punëtorët teknik në Universitetin e Prishtinës.

Ndërsa edhe punëtorët teknik të sektorit privat në QKUK nga qershori morën pagë me rritje prej 100 eurove.

Ndërkaq, gjatë korrikut, pagat e ulëta bënë që të nisin protestën edhe stafi teknik i Kuvendit të Kosovës.

Në anën tjetër, mungesa e ekzekutimit të tyre zgjati edhe më shumë grevat nga minatorët në Trepçë.

Nga Menaxhmenti i Trepçës u kërkua që punëtorët të kthehen në punë, për shkak të mos dijes se kur do të dalin pagat.

E pas tre muaj pa pagë, në mes të muajit gusht, Qeveria e Kosovës ndau katër milionë euro për minatorët e Trepçës.

Ndërkaq nga fundi i këtij muaji, si shkak i shkallëve të reja të tatimit në të ardhura personale, secili punonjës në Kosovë do të paguante më pak tatim.

Rrjedhimisht, përfitimi mujor për çdonjërin ishte 6.8 euro.

Megjithatë, jo të gjitha komunat ishin të përgatitura për ekzekutim të pagave në sektorin publik.

Kështu, shtatori e gjeti komunën e Vitisë pa buxhet të nevojshëm për pagat e punonjësve.

Kjo bëri që të ketë vonesa, të cilat u përcollën edhe me protesta nga mësimdhënësit e kësaj komune.

Ndërsa në tetor, Qeveria rriti për 20 përqind pagat  për disa kategori të pensionistëve.

Mirëpo rritjen e tyre, pensionistët e quajtën lëmoshë.

E grevat për pagat e ulëta vazhduan.

Në mbështetje të punëtorëve teknike të Kuvendit të Kosovës, protestuan edhe organizatat për të drejtat e grave.

‘’Gratë nuk kanë marrë naj zgjidhje për fatin e tyre”, tha Liridona Sijarina nga OJQ.

E protesta e punëtoreve më pas vazhdoi edhe në shesh.

Derisa gjatw dhjetorit, ato grevën e vazhduan në shtëpitë e tyre.

Ndërkaq për rritje page e kontratë kolektive u protestua edhe nga SBASHK.

E gjithë kjo situatë gjatë vitit 2024 konsiderohet shqetësuese sipas ekonomistit Safet Gërxhaliu.

“Jemi në një situatë të palakmueshme ku prej saj është edhe fakti që kemi pagat më të ulëta, qoftë minimale qoftë të mesme dhe pensionet më të ulëta në Ballkanin Perëndimor. Është shqetësuese nga dimensioni social”, tha Gërxhaliu.

Megjithatë për fundvit, Qeveria mori vendim që të ndajë shtesa prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensionistët.

Në anën tjetër partitë opozitare kanë kritikuar qeverinë për shtesat duke thënë se ky veprim është bërë për qëllime elektorale në prag të zgjedhjeve nacionale.

Share4Tweet2

Postime të ngjashme

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

I pandehuri Valon Aliu hedh akuza mbi psikiatrin në gjykimin për vrasjen e gruas, Erona Cokli

Reagon më në fund FC Drita, por i del në mbrojtje drejtorit që rrahu kryetarin e tifozëve

Drita skuadra e parë kosovare që siguron kualifikimin në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve

Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Prishtina dënohet me 1200 euro, shkak hedhja e mjeteve ndezëse nga “Plisat”

Prishtina nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Sheriffit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Emisioni “Këndi i Debatit” 15.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 15.07.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X