TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çka duhet të bëjnë punëdhënësit kur punonjësit kanë probleme emocionale?

by TËVË 1
5 muaj ago
1
A A
Si ndikon puna me ndërrimet e natës në shëndetin e trurit

Problemet emocionale në vendin e punës janë një temë që shumë njerëz do të donin t’i injoronin, por njësoj si shëndeti fizik edhe shëndeti mendor është esencial për sukses në vendin e punës.

Kompanitë performojnë më mirë kur stafi është i shëndetshëm, i motivuar, si dhe më i përqendruar në punë. Punëdhënësit e zgjuar mbështesin punonjësit që janë duke përjetuar probleme emocionale, në mënyrë që ata t’i tejkalojnë më lehtë ato.

Kompanitë duhet të dërgojnë një sinjal të qartë për stafin që shëndeti i tyre mendor ka rëndësi dhe se punonjësit duhet të jenë të hapur të kërkojnë mbështetje kur kanë nevojë.

Një mënyrë e thjeshtë për të trajtuar shëndetin mendor në punë, është theksimi i rëndësisë që ka dhe se do të trajtohet në të njëjtën mënyrë si shëndeti fizik.

Shëndeti mendor për të gjithë ne është i rëndësishëm. Ai mund të ketë luhatje varësisht nga gjendja jonë emocionale, po ashtu, ndikohet nga faktorët si brenda ashtu edhe jashtë punës.

Fillimi i një bisede rreth gjendjes emocionale të punonjësit, nuk duhet të jetë aq i vështirë, pasi kësisoj si punëdhënës ju tregoni se përkrahni në mënyrë efektive stafin tuaj. Kësisoj, pa dyshim që nuk do të mungojë edhe angazhimi, motivimi, si dhe produktiviteti i punonjësve tuaj.

Si ta kuptoni nëse një punonjës ka probleme emocionale?

Puna nganjëherë mund edhe të jetë faktor stresues në jetën e njerëzve, por shpesh punonjësit nuk ndihen të sigurtë të pyesin për ndihmë kur ata nuk ndjehen mire emocionalisht. Kjo heshtje shton keqkuptimet dhe paragjykimet, të cilat mund ta bëjnë më të vështirë që njerëzit të jenë të hapur.

Kjo është edhe ndër arsyet themelore se pse punëdhënësit duhet të pyesin stafin në mënyrë rutinore se si po ndihen dhe të diskutojnë rreth shendetit mendor të tyre. Qasja e tillë e punëdhënësit pastaj ndihmon në ngritjen e vetëbesimit tek punonjësit , që të flasin lirshëm rreth temave të ndryshme që i preokupojnë.

Si punëdhënës ju mund të identifikoni kur një punonjës nuk po kalon një fazë të mirë, nëse ata pësojnë disa ndryshime si në vijim:

Ndryshime në sjelljen e tyre në raport me kolegët e tjerë;
Ndryshime në performancën e punës;
Nuk ndihen të motivuar;
Ngurrojnë të marrin vendime, të organizohen dhe të gjejnë zgjidhje për problemet;
Duken të lodhur dhe nuk shfaqin interes për detyrat që u caktohen;

Si ta mbështesni një punonjës që po përjeton probleme emocionale?

Pasi ta keni hapur temën me pononjësin tuaj rreth asaj se çka po i mundon ata, e rëndësishme është qasja që e përdorni për të adresuar çështjet kryesore me të cilat ata po ballafaqohen. Politikat e qarta në vendin e punës janë thelbësore për të mbështetur stafin që t’i përballojnë dhe tejkalojnë problemet dhe pakënaqësitë që mund t’i kenë.

Është jetike që të keni një bashkëbisedim të mirëfilltë me punonjësit tuaj, si dhe t’i dëgjoni me kujdes nevojat që ata kanë. Këtë mund ta bëni nëse i aplikoni hapat si në vazhdim:

Vlerësoni punën e tyre;
Gjeni mënyra të ndryshme për t’i motivuar;
Inkurajoni ata të jenë më të vetëdijshëm rreth gjendjes së tyre emocionale;
Rishikoni dhe reflektoni në arritjet e tyre;
Tregoni rëndësinë që ata kanë për kompaninë./Akademi Pune

Tags: performancapunëdhënësiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nëse nuk e ndryshon rutinën e fytyrës në pranverë/verë, po i bën dëm lëkurës pa e kuptuar

Nëse nuk e ndryshon rutinën e fytyrës në pranverë/verë, po i bën dëm lëkurës pa e kuptuar

Pse zgjohesh para alarmit? Ja sekreti që fsheh trupi yt pa e kuptuar!

Pse zgjohesh para alarmit? Ja sekreti që fsheh trupi yt pa e kuptuar!

Pesë këshilla si të vozitni kur ka mjegull

Pesë këshilla si të vozitni kur ka mjegull

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Kosova lider në Ballkan për rritjen e investimeve të huaja në 2025

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën