TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çka do të ndodhë me Radoiçiqin dhe bashkëpunëtorët e tij?

Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi fletarrestim për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq dhe 11 shtetas serbë të dyshuar për sulmin e armatosur në Banjskë. Njohësit e proceseve ligjore pas kësaj, sqarojnë mundësinë e tyre për gjykim në mungesë deri sa e vënë theksin tek problemi i aplikimit të dënimit.

by Valeza Sylejmani
3 vjet ago
0
A A
Çka do të ndodhë me Radoiçiqin dhe bashkëpunëtorët e tij?

Është në Listën e Zezë të SHBA-së. E ditë më parë edhe Agjencia Ndërkombëtare e Policisë, INTERPOL, lëshoi një fletarrestim.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq dhe 11 persona të tjerë po akuzohen për sulmin e armatosur të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Megjithëse rasti ku mbeti I vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ende nuk ka marrë epilog, institucionet e Kosovës në vazhdimësi po punojnë në këtë drejtim.

E meqenëse Kosova dhe Serbia nuk kanë një marrëveshje ligjore për ekstradimin e tyre, avokati Ardian Bajraktari nënvizon mundësinë për gjykim në mungesë.

“Jam optimist që në gjithsecilin variant, qoftë në gjykim me prezencën e tij qoftë gjykim në mungesë të tij ai do të ballafaqohet me akuza dhe në varësi të epilogut gjyqësor, në rast se i njëjti e me shumë gjasë do të marrë dënim, pastaj mbetet sfiduese çështja e ekzekutimit të dënimit, përkatësisht vendosja e tij prapa grilave”, tha avokati, Ardian Bajraktari.

Ndërkaq, avokati Arbër Jashari tregon se në momentin e parë që shtetasit serbë largohen nga Serbia, mund të barten lehtësisht në Kosovë.

“Këta persona kur do që të dalin jashtë Rep. të Serbisë mund të arrestohen dhe me kërkesë të Kosovës mund të ekstradohen në territorin e Rep. të Kosovës ku pastaj të përgjigjen penalisht për veprimet që i kanë kryer në dëm të Kosovës, sovranitetit dhe qytetarëve”, tha Jashari.

Kanë kaluar më shumë se dy muaj qysh prej sulmit në Bansjkë të Zveçanit nga persona të armatosur, akt ky i cili u kategorizua si terrorist.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Lirohet Dukagjin Maxhuni pas disa javësh në paraburgim në Serbi

Kapet në Jarinjë një serb me 10 mijë euro të padeklaruara

Pa kolona në kufijtë e Kosovës, pritje 15–20 minuta vetëm në dalje te Dheu i Bardhë

PDK e Aleanca vazhdojnë aksionin para Qeverisë

PDK e Aleanca vazhdojnë aksionin para Qeverisë

​Sot pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë në Kosovë

​Parashikimi i motit për sot

​Moti sot

Ibishi: BIK-u ka dhënë kontribut në luftën e UÇK-së

Ibishi: BIK-u ka dhënë kontribut në luftën e UÇK-së

Ibishi: Në LDK s’dihet kush është kryetar, Abdixhiku apo Osmani – lidership i dobët

Ibishi: Në LDK s’dihet kush është kryetar, Abdixhiku apo Osmani – lidership i dobët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën