Manchester City duket se do të jetë destinacioni i ardhshëm për brazilianin Rodrygo, që do të largohet nga Real Madridi këtë verë.
Rodrygo është nxjerrë në shitje nga Real Madridi pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xabi Alonso, ndërsa thuhet se po pëlqehet nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola.
Rodrygo pëlqehet shumë në Premier League, por City vlerësohet favorit për shërbimet e tij.
Mësohet se City është gati të ofrojë 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit të krahut.
City ka paralajmëruar se brenda kësaj jave edhe zyrtarisht do të futet në negociata me Realin.