TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zëvendëskryeministri shqiptar në RMV: Mbështesim kërkesën që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe

by Tëvë1
7 muaj ago
1
A A
Zëvendëskryeministri shqiptar në RMV: Mbështesim kërkesën që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, në një konferencë për shtyp, deklaroi se Ligji për Provimin e Jurisprudencës, i cili është në fuqi që nga muaji janar i vitit 2020, përmban një defekt serioz pasi nuk e precizon qartë se në cilën gjuhë duhet të zhvillohet provimi.

Sali theksoi se mbështesin kërkesën e studentëve shqiptarë të fakulteteve juridike që provimi i jurisprudencës të mund të realizohet edhe në gjuhën shqipe.

Rikujtojmë se Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, para dy vjetësh kishte depozituar në Kuvend një propozim-ligj për të saktësuar dhe korrigjuar këto mangësi, në përputhje me Kushtetutën e vendit, por se kjo nismë vazhdon të mbetet e bllokuar në zyrat e Kuvendit, pavarësisht faktit se ky institucion drejtohet nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

“Këtë defekt do të mundohemi që ne tash ta përmirësojmë apo ta precizojmë, për arsye se Ministria e Drejtësisë siç nuk është e gatshme të respektojë Kushtetutën e vendit, e cila nënkupton që gjithçka që është mbi 20 për qind e popullsisë në vendin tonë duhet të respektohet gjuha amtare, që nënkupton që gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare dhe është e drejtë e çdo juristi apo të diplomuari që provimin e jurisprudencës ta japë në gjuhën amtare të tij, në gjuhën shqipe. Këtu duhet ta përsëris edhe njëherë qëndrimin e VLEN-it se jemi pro kësaj kërkese”, deklaroi Sali për mediat gjatë një konference për shtyp.

Sipas tij, kjo çështje nuk është vetëm teknike apo procedurale, por lidhet drejtpërdrejt me respektimin e Kushtetutës dhe të drejtave themelore gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke nënvizuar se çdo jurist apo i diplomuar duhet të ketë mundësinë reale që provimin më të rëndësishëm profesional ta japë në gjuhën e tij amtare.

Shtrohet pyetja a do marri masa Kryeminstri Mickoski kur zv/Kryeministri i Parë Sali akuzon kolegun e tij Ministrin e Drejtësisë për mosrespektim të Kushtetutës./topchannel

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krerët e Luginës takohen me ministrin Hoxha: Konsullata shqiptare në Luginë është nevojë

Krerët e Luginës takohen me ministrin Hoxha: Konsullata shqiptare në Luginë është nevojë

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

Mbi 300 arrestime për shkak të zjarreve në Greqi

Mbi 300 arrestime për shkak të zjarreve në Greqi

Kapet në flagrancë 62-vjeçari në Mirditë, dyshohet se ndezi 6 vatra zjarri

Kapet në flagrancë 62-vjeçari në Mirditë, dyshohet se ndezi 6 vatra zjarri

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare

Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Qeverisë

Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Qeverisë

Elbert Krasniqi: Komunave u janë kthyer paratë me investime, Asociacioni duhet të jetë zë i 38 komunave, jo vetëm i disave

Elbert Krasniqi: Komunave u janë kthyer paratë me investime, Asociacioni duhet të jetë zë i 38 komunave, jo vetëm i disave

Dukagjini fiton ndaj Feronikelit ’74

Dukagjini fiton ndaj Feronikelit ’74

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën