TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çitaku: Të nisin urgjentisht hetimet ndaj Ridvan Muharremit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
PDK do të themelojë “Kabinetin e Qeverisjes së Mirë” me 15 dikastere

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po kërkon me urgjencë fillimin e hetimeve për Ridvan Muharremin, përfaqësuesin e qeverisë për furnizimin e rezervave shtetërore.

Kjo parti opozitare po kërkon edhe hetim të kryeministrit Albin Kurti, që siç thuhet, ndërlidhet ngushtë me deklaratat e fundit për çështje anti-shtetërore.

Kështu u tha në konferencë për media nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila u shpreh se Ridvan Muharremi është ndërmjetësues i qeverisë për furnizim me rezervat shtetërore, tregti ilegale, e për krijimin e dëshmitarëve të paqenë kundër krerëve të UÇK-së.

Ajo deklaroi se albumit të skandaleve të kësaj qeverie nuk po i shihet fundi.

“Dje në dritën e zbulimit të fakteve të reja, raportimeve mediale dhe deklaratave të dëshmitarëve edhe një herë me radhë Qeveria Kurti u lidh me keqpërdorime dhe situata të shumta, të cilat këtë herë nuk ishin vetëm materiale. Prandaj, nisur nga përmbajtja e deklaratave të dëshmitarit, kjo konferencë merr edhe peshën tjetër, reagimi i institucioneve të drejtësisë duhet të jetë emergjent. Të gjithë ju, të nderuar gazetarë e të dashur qytetarë, dëgjuat dhe patë, me zë dhe figurë, dëshminë e një personi i cili ndërlidhë ndërmjetësuesin e Qeverisë Kurti për furnizime me rezervat shtetërore, Ridvan Muharremin, edhe me çështje të tjera. Tregtia ilegale me armë, gjetja nga hiqi apo krijimi i dëshmitarëve të paqenë kundër krerëve të UÇK-së dhe zhdukja e një politikani të PDK-së, të gjithat ishin subjekt i kësaj dëshmie, e cila sot kërkon vetëm një gjë: Hetim, Hetim, Hetim”, deklaron Çitaku.

Sipas Çitakut, deklaratat dhe veprimet e Muharremit paraqesin ndërhyrje të drejtpërdrejtë në drejtësi.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me urgjencë duhet të veprojë për të zbardhur të vërtetën e këtyre pretendimeve, sepse ato nuk përfaqësojnë më vetëm korrupsionin enorm në të cilin është zhytur kjo qeveri, por edhe rrezikun që i kanoset lirisë, demokracisë e kombit tonë nga mentaliteti zhvatës e shkatërrimtar i kësaj qeverie. Më së paku këto deklarata dhe veprime të Ridvan Muharremit, mikut dhe bashkëpunëtorit të kryeministrit Kurti, paraqesin ndërhyrje të drejtpërdrejt në drejtësi. Ndërkaq, përtej kësaj këto deklarata mbi të gjithë kërkesa specifike e Ridvan Muharremit për gjetjen e “katër dëshmitarëve katolikë”, ndikojnë në nxitjen e urrejtjes dhe përçarjes ndër-fetare dhe qytetare në vendin tonë”, shtoi ajo në konferencë për media.

Më tej, Çitaku tha se situata të tilla nuk guxojnë të kalojnë pa u hetuar, sqaruar e dënuar.

“Pyetjet tona për qeverinë janë shumë të thjeshta, kush e ka autorizuar Ridvan Muharremin për tregti ilegale me armë, kush e ka autorizuar Ridvan Muharremin për prodhimin e dëshmitarëve të rrejshëm kundër krerëve të UÇK-së, kush i ka kërkuar Ridvan Muharremit zhdukjen e një politikani të PDK-së dhe cili është ai? Cili është roli i kryeministrit Kurti dhe i zyrtarëve tjerë qeveritarë në të gjithë këtë aferë të paskrupullt. Ndërkaq, kërkesat tona për Prokurorinë e Shtetit janë të qarta.

Niseni menjëherë dhe urgjentisht një hetim profesional mbi pretendimet e fundit të dëshmitarit në fjalë. Niseni menjëherë dhe urgjentisht hetimin e Ridvan Muharremit, përfaqësuesit të Qeverisë së Kosovës për furnizimin e rezervave shtetërore…PDK kërkon që të hetohet edhe kryeministri Albin Kurti, emri i të cilit është ndërlidhur ngushtë me deklaratat e fundit, për çështje anti-shtetërore dhe anti-kombëtare”, përfundoi nënkryetarja e PDK-së.

Ajo theksoi se sot nuk ka temë më të rëndësishme për gjithë sistemin e drejtësisë, se sa hetimi urgjent i gjithë kësaj situate. /KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tahiri-Beqa: Më hap kapitull me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Tahiri-Beqa: Më hap kapitull me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Bytyqi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bytyqi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj, Policia gjobitë dy shoferët

Gjendet një 38-vjeçar pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan

Konjufca: Qëndrojmë në linjë me parterët për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Tahiri-Beqa: Më hap kapitull me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Tahiri-Beqa: Më hap kapitull me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Bytyqi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bytyqi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj, Policia gjobitë dy shoferët

Gjendet një 38-vjeçar pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan

Konjufca: Qëndrojmë në linjë me parterët për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

“Kamerat vërtetojnë, rreshteri u vra me planifikim” Prokuroria e bindur në fajësinë e të akuzuarve

“Kamerat vërtetojnë, rreshteri u vra me planifikim” Prokuroria e bindur në fajësinë e të akuzuarve

Prokuroria thotë se urdhërarresti ndaj Radojçiqit është ende në fuqi

Milosh Medenica publikon video të re nga arratia: Thotë se ka prova për lidhje mes pushtetit serb dhe grupeve kriminale – përmend Vuçiqin, Radoiçiqin e Veselinoviqin

Mirëpritet deklarimi i Kos për shtetet mosnjohëse, Qeverisë i kërkohet të jetë në ofensivë

BE kërkon të mos ushtrohet ndikim ndaj KGJK-së në vendimmarrje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën