Ish-deputetja e PDK-së dhe njëherësh kandidatja për deputete, Vlora Çitaku ka takuar të mërkurën presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Çitaku e Costa gjatë takimit kanë folur për Kosovën si dhe për sfidat e saj si shtet.
Ajo ka thënë se në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, ka riafirmuar bindjen e saj se Kosova duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj me besim, stabilitet dhe partneritet të ngushtë me aleatët evropian.
Ish-deputetja ka thënë se Kosova e ka vendin në Evropë dhe jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht dhe institucionalisht./teve1.info/




