Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se sulmet e vazhdueshme të qeverisë kundër emrave të përveçëm, prokurorëve, gazetarëve, sindikalistëve, janë dëshmi e vrazhdë e mendësisë totalitare të tyre.
Ajo tha se kjo qeveri nuk dëshiron që të qeverisë, por të sundojë, shkruan teve1.info
“Sulmet e vazhdueshme të Qeverisë kundër emrave të përveçëm, prokurorëve, gazetarëve, sindikalistëve, janë dëshmi e vrazhdë e mendësisë totalitare të tyre. Këta nuk duan të qeverisin. Duan të sundojnë. Ose nënshtrim, ose stigmatizim. Rrugë tjetër nuk ka në mendësinë e tyre.
Deklarata e djeshme e Ministres së Drejtësisë është në këtë frymë”, ka deklaruar ajo./teve1.info