TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Çitaku për 7 pikat e Kurtit: Joserioze, askush më nuk po e merr seriozisht

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Çitaku: Rrugë të shpejta për në NATO dhe BE nuk ka

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot përmes llogarisë së tij në Facebook ka paraqitur shtatë pikat e Qeverisë së tij për bashkësinë ndërkombëtare në mënyrë që të arrihet normalizim i marrëdhënieve me Serbinë.

E nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka cilësuar si joserioze këto pika, derisa ka thënë se në fakt vet kryeministri Kurti është joserioz.

“Kryeministri Kurti i paska postu edhe nja 7 pika të reja: janë joserioze!

Në fakt, ai vet është joserioz. Një palaço jo-qesharak. Qe një kronologji:

  1. Për 6-7 vjet, Albin Kurti ka përdorur dhunë kundër çfarëdo marrëveshje të ndihmuar nga aleatët, duke mos kursyer asgjë dhe askënd: Është derdhur edhe gjak nëpër rrugë, janë hedhur bomba, gaz lotsjellës dhe është thirrur në luftë vëllavrasëse.
  2. Pas ardhjes në pushtet, tash Albin Kurti thotë që nuk e ka prioritet dialogun, dhe zbulon formula të ndryshme, përfshi “pesë kushte”, “tre principe”, “gjashtë pika” dhe zbulime të tjera të cilat janë harruar ca ditë më pas, ngase askush s’i ka marrë seriozisht – madje as ai.
  3. Për dy vjet aleatët perëndimorë dhe qytetarët e presin Kryeministrin Kurti të marrë vendim dhe t’i jap drejtim dialogut, i cili ka pasur synim njohjen e ndërsjellë. E vonon procesin dhe krijon drama të përditshme, duke reduktuar dialogun në çështje teknike.
  4. Pasi që përlahet me Lajçak, Borrell dhe gjysmën tjetër të botës, e si pasojë Kosovës i sjell edhe sanksione ndërkombëtare të cilat ende janë në fuqi, në një aksham pazar, pa kurrfarë koordinimi dhe me një paturpësi të pashoq, e pranon një statut të draftuar nga vetë Lajçak, të cilin e quante pro-serb, për autonomi pa njohje të ndërsjellë.
  5. Tash, pasi që i ka parë rezultatet shkatërruese të politikës së tij të jashtme dhe udhëheqjes amatoreske të dialogut, Kryeministri qohet dhe propozon 7 pika dhe kthehet pikërisht aty ku kemi qenë para 3 vitesh, duke thënë se vetë do ta draftojë statutin”, ka shkruar Çitaku.

Madje sipas saj, tashmë kryeministri Kurti është edhe i vonshëm dhe se askush nuk po e merr më seriozisht.

Tutje Çitaku i ka kërkuar kryeministrit që të fokusohet në vendimet e tij dhe të mos mirret me pastime pasi sipas saj, Facebook-u nuk është mjet adekuat për “face-saving”.

“Kryeministër, je edhe vonë edhe i vonshëm. Askush nuk po të merr seriozisht. Të gjithë, e më së shumti aleatët ndërkombëtarë, i injorojnë fjalimet dhe pikat e tuaja të shumta që propozon tash e sa vjet. Kosova ende vuan nën sanskione bashkë me Rusinë dhe Bjellorusinë. Fokusohu, merr vendime, e mos u merr me fjalime dhe postime. Facebooku nuk është mjet adekuat për “face-saving””, tha ai.

Ndryshe edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, është vonuar dy vjet që të kuptoj se duhet ta hartoj draft-statutin e Asociacionit.

Abdixhiku ka shkruar se një gjë të tillë ia kishte thënë kryeministrit dy vite më parë, derisa ka thënë se tashmë është vonë për ta bërë një gjë të tillë./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

I pandehuri Valon Aliu hedh akuza mbi psikiatrin në gjykimin për vrasjen e gruas, Erona Cokli

Reagon më në fund FC Drita, por i del në mbrojtje drejtorit që rrahu kryetarin e tifozëve

Drita skuadra e parë kosovare që siguron kualifikimin në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve

Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Prishtina dënohet me 1200 euro, shkak hedhja e mjeteve ndezëse nga “Plisat”

Prishtina nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Sheriffit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Emisioni “Këndi i Debatit” 15.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 15.07.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X