TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Cili është dënimi që mund ta vuajë Agron Gashi si i dyshuar për plagosjen e trefishtë në Pejë?

Për plagosjen e trefishtë që kreu, mbrëmjen e së mërkurës, Agron Gashi mund të dënohet maksimum më 10 vjet burgim sipas ligjit, mirëpo njohësit e drejtësisë tregojnë se dënimi mund të ndryshojë varësisht nëse edhe më herët ka qenë recidivist i veprave penale ose ndonjëri nga të plagosurit ndërron jetë gjatë trajtimit të tij. Derisa sociologët thonë se për këto përsëritje të rasteve kanë dështuar disa hallka të zinxhirit.

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
1
A A
Cili është dënimi që mund ta vuajë Agron Gashi si i dyshuar për plagosjen e trefishtë në Pejë?

Agron Gashi i plagosi mbrëmjen e së mërkurës Jeton Berishën bashkë me dy djemtë e tij, Jetnis dhe Jetart Berisha.

E për veprën penale në të cilën ai ngarkohet “Vrasje e rëndë në tentativë”, Gashi mund të dënohet maksimumi 10 vjet.

Mirëpo, avokati Anton Nrecaj thotë se në shumicën e rasteve dënimi jepet më pak se ky numër.

“Në praktikë, në situata të tilla rastet janë shumë të rralla kur është shqiptuar dënimi maksimal. Mos shqiptimi i dënimeve maksimale e ka atë efektin domino ku po iu jep kurajo atyre të cilët veç se kanë pasur dosje penale mbi bazën e të cilës ata e marrin jo serioze edhe aspektin e zbatimit të drejtësisë”, tha Nrecaj.

Sipas tij, ky dënim ndryshon nëse njëri nga të plagosurit ndërron jetë.

“Vrasja në këtë situatë mesatarja të them ashtu varësisht prej mënyrës se si e kualifikojnë veprën penale organi ndjekës, këto vepra janë të dënueshme deri në 15 vjet burgim dhe një proces gjyqësor në të cilën po supozoj që do të zgjasë me vite sepse natyrisht sistemi jonë i drejtësisë i jep të drejtë të barabartë të gjitha palëve”, tha ai.

Nga ana tjetër, sociologu Genc Xërxa thotë se institucionet përkatëse kanë dështuar për të kryer punën e tyre.

Xërxa thotë faji është zinxhiror.

“Kemi institucionin familje e cila i nevojitet një edukim i mirëfilltë dhe si duket këtu kemi ngecje në disa raste, pastaj institucionet edukativo-arsimore, pastaj një gamë e përcjellës së këtyre recidivistëve nga aspekti i shëndetit mendor, psikologët që duhet të i qasën, mirëqenies sociale dhe me një fjalë të përgatisim për një ri-integrim në shoqëri”, tha Xërxa.

Fillimisht Agron Gashi ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

Ai u arrestua pasditen e së enjtes në fshatin Ozdrimë të kësaj komune.­

Tags: Peje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Rinumërimi i votave mund të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

“Info Nata”- 13.01.2026

“Info Nata”- 13.01.2026

City fiton ndaj Newcastlet

City fiton ndaj Newcastlet

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën