TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Cilat janë sfidat e mësimit tërëditor në Prishtinë?

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Cilat janë sfidat e mësimit tërëditor në Prishtinë?

Si reformë e nevojshme për sistemin arsimor, po vlerësohet mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit. Rezultatet nga kjo formë e mësimit, llogariten të jenë në varësi të angazhimit të stafit shkollorë dhe infrastrukturës që ata kanë në dispozicion.

Shtatori për disa shkolla të Prishtinës, do të fillojë me risi.

Mësimi tërëditor që do të përfshijë disa shkolla të kryeqytetit, cilësohet si ndryshim i nevojshëm në sistemin arsimor.

Mirëpo, efektshmëria e mësimit tërëditor, vlerësohet të jetë e varuar nga shkollat dhe mësimdhënësit.

“Do të ketë efekte pozitive dhe se krejtësisht varet nga shkollat sa do të jenë faktikisht të përgatitura dhe mësimdhënësit të përkushtuar që kohën që fëmijët do të qëndrojnë në shkollë, t’ua mbushin me aktivitete ekstra kurrikulare dhe me aktivitete që fëmijëve do t’u ngjallin dëshirën dhe dashurinë për shkollën”, tha njohësi i arsimit, Argjend Osmani.

Por, edhe kjo metodë e re llogaritet të ketë sfidat e veta.

“Infrastruktura është sfida më e madhe në zbatimin e kësaj metode të mësimit në të gjitha shkollat, për shkak se kemi mungesë të infrastrukturës dhe hapësirave shkollore, në kryeqytet veçanërisht, por edhe në qytete të mëdha”, tha ai.

Probleme në funksionim të këtij procesi mësimor, vlerësohet se mund të rrjedhin nëse nuk ka bashkërendim të punëve organizative.

“Disa hallka mund të mos funksionojnë, si dhe procese të tjera të cilat nuk janë paraparë nga organizatori i mësimit tërëditor. Kështu që për organizimin efikas të mësimit tërëditor nevojitet mobilizim i të gjithë stafit, edhe profesional, edhe ndihmës edhe manaxhues”, tha njohësi i arsimit, Ismet Potera.

Pjesë e reformës do të jenë pesë shkolla, numri i të cilëve planifikohet të shtohet për çdo vit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Certifikohen 36 rekrutë të FSK-së nga radhët e komuniteteve jo shumicë

Certifikohen 36 rekrutë të FSK-së nga radhët e komuniteteve jo shumicë

Rezoluta e PDK-së për luftën e Kosovës vendoset si pikë e parë e rendit të ditës në Kuvend

Rezoluta e PDK-së për luftën e Kosovës vendoset si pikë e parë e rendit të ditës në Kuvend

Pa dakordim për renditjen e rezolutës së PDK-së në Kuvend

Pa dakordim për renditjen e rezolutës së PDK-së në Kuvend

Përplasje në Kuvend, nuk kalon kërkesa e LVV-së për ndryshimin e rendit të ditës

Përplasje në Kuvend, nuk kalon kërkesa e LVV-së për ndryshimin e rendit të ditës

Certifikohen 36 rekrutë të FSK-së nga radhët e komuniteteve jo shumicë

Certifikohen 36 rekrutë të FSK-së nga radhët e komuniteteve jo shumicë

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Në fundjavë nis Play-Offi i basketbollit, me duelet çerekfinale

Rezoluta e PDK-së për luftën e Kosovës vendoset si pikë e parë e rendit të ditës në Kuvend

Rezoluta e PDK-së për luftën e Kosovës vendoset si pikë e parë e rendit të ditës në Kuvend

Hellems i Vëllaznimit, MVP i xhiros së fundit në basketboll

Hellems i Vëllaznimit, MVP i xhiros së fundit në basketboll

Rekordi negativ i Barcelonës, skuadra me më shumë të kuq në Champions 10 vitet e fundit

Rekordi negativ i Barcelonës, skuadra me më shumë të kuq në Champions 10 vitet e fundit

Vedat Muriqi e pranon se e kërkoi Fenerbahçe në fillim të vitit

Vedat Muriqi e pranon se e kërkoi Fenerbahçe në fillim të vitit

Moment historik në NBA, Bronny James asiston për babain e tij, LeBronin

Moment historik në NBA, Bronny James asiston për babain e tij, LeBronin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën