TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Cilat fruta nuk duhen ngrënë në mëngjes me stomakun bosh?

by teve1
7 muaj ago
1
A A
Cilat fruta nuk duhen ngrënë në mëngjes me stomakun bosh?

Edhe pse frutat konsiderohen zakonisht si mënyra ideale për të nisur ditën, disa prej tyre mund të mos jenë zgjedhja më e mirë kur konsumohen në mëngjes, sidomos me stomakun bosh.

Profesori Tim Spector, epidemiolog dhe ekspert i të ushqyerit nga King’s College në Londër, shpjegon se disa fruta mund të shkaktojnë uri të shpejtë dhe lodhje vetëm një orë pas konsumimit.

Sipas tij, bananet dhe mangoja nuk janë ideale për vaktin e parë të ditës.

Megjithëse janë të pasura me vitamina dhe minerale, ato kanë përmbajtje të lartë sheqeri dhe pak fibra.

Kur hahen bosh, sheqeri përthithet shpejt në gjak, duke dhënë energji të menjëhershme, por afatshkurtër.

Më pas, nivelet e sheqerit bien, duke shkaktuar lodhje, nervozizëm dhe dëshirë për ushqime të shpejta.

Profesori Spector rekomandon frutat e pyllit, si boronicat, mjedrat, dredhëzat dhe manaferrat, të cilat kanë më pak sheqer dhe janë të pasura me fibra e polifenole – antioksidantë që ndihmojnë shëndetin e zorrëve dhe zgjatin ndjesinë e ngopjes.

Nëse nuk dëshironi të hiqni dorë nga bananet apo mangoja, ai sugjeron t’i shoqëroni me ushqime që përmbajnë proteina dhe yndyra, si kos grek i plotë ose një grusht arra dhe bajame, për të ngadalësuar përthithjen e sheqerit dhe për të mbajtur energjinë të qëndrueshme.

A është mëngjesi i domosdoshëm?

Profesori thekson se mëngjesi nuk është i detyrueshëm për të gjithë. Nëse nuk ndiheni të uritur menjëherë pas zgjimit, mund ta shmangni, sidomos nëse ndiqni agjërimin e ndërprerë, i cili për disa persona ka përfitime shëndetësore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fjetja vonë rrit me 79% rrezikun për sëmundjet e zemrës

Fjetja vonë rrit me 79% rrezikun për sëmundjet e zemrës

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D

Çfarë tregon për shëndetin e folura në gjumë?

Si të përshpejtoni metabolizmin edhe kur flini: 5 këshilla praktike

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

Harxhi: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të çojë në njohjen reciproke me Serbinë

Harxhi: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të çojë në njohjen reciproke me Serbinë

Osmanin për Pavarësi e uroi edhe Sllovenia

Osmanin për Pavarësi e uroi edhe Sllovenia

Goli i Muriqit më i miri i xhiros sipas “Marcas”

Gazeta “AS” e quan “thesar” Muriqin

Kosova u shpall e pavarur, Serbia akuzonte Amerikën pse ndihmoi “shtetin e rremë”

Kosova u shpall e pavarur, Serbia akuzonte Amerikën pse ndihmoi “shtetin e rremë”

“Këndi i debatit”- 17.02.2026

“Këndi i debatit”- 17.02.2026

Suedia uron Kosovën për përvjetorin e Pavarësisë

Suedia uron Kosovën për përvjetorin e Pavarësisë

Të veshur me uniformën e UÇK-së, bashkëluftëtarët në kërkim të drejtësisë

Të veshur me uniformën e UÇK-së, bashkëluftëtarët në kërkim të drejtësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën