TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Cila parti politike ka premtimet më të mira? Flasin qytetarët

by tëvë1
1 vit ago
8
A A
Cila parti politike ka premtimet më të mira? Flasin qytetarët

Dita e zgjedhjeve parlamentare në vend, veçse po afrohet. Premtimet e partive politike e plan-programet po shfaqen çdo ditë me elektoratin tash e 11 që prej kur ka nisë fushata elektorale. Por cila parti sipas qytetarëve ka premtimet më të dobishme për vendin, disa prej qytetarëve mendojnë se deri më tani në këtë fushatë dominojnë partitë opozitare, e disa të tjerë shprehën se edhe partia më e madhe aktualisht ka ndikim pozitiv në favor të interesave të shtetit në raport me Serbinë.

Sipas qytetarit, Blendijon Rizahu kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka premtimet e duhura për qytetarët e Kosovës.

Gjithashtu, ai ka thënë për KosovaPress, se Hamza do të mbajë premtimet që i ka dhënë, ndërsa siç tha ai “kryeministri aktual, Albin Kurti nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna”.

“Pa dyshim që partia e Bedri Hamzës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit. Pa dyshim që kjo do të mbajë premtimet që i ka dhënë, si gjithmonë që i ka mbajtur. Nuk mendoj që Albin Kurti, ka me i mbajt premtimet, se çdo premtim që e ka dhënë nuk e ka mbajt deri tash, natyrisht se do të fitoj PDK-ja”, ka thënë Rizahu.

Edhe Hysen Fazliu, po mendon se kandidatit për kryeministër nga radhët e PDK-ja, Bedri Hamza ka ofruar oferta serioze.

“Mua më duket shumë më serioz Bedri Hamza me oferta”, thekson Fazilu.

Ndërsa, Behram Krasniqi ka theksuar se kryeministri aktual, Albin Kurti, do të avancojë më tepër në përmirësimin e çdo sektori dhe shtrirjen e sovranitetit të Kosovës. Për më tepër ai flet edhe për ndikimin e votave në raport me Serbinë.

“Duhet të vazhdoj kryeministri Albin Kurti me qeverisjen, dhe shumë i bindur jam që edhe më tepër do të avancojë në çdo fushë, përmirësimin dhe shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në çdo cep, edhe në qeveri, siç e ka shtri deri më tani dhe me kalimin e kohës, jam i bindur që do të ketë sukses, sepse mendoj që vota për Albin Kurtin për qeverinë e Vetëvendosjes, do të jetë votë kundër Serbisë”, ka theksuar Krasniqi.

E për fund qytetari me inicialet I.G, ka potencuar se të gjitha partitë politike japin premtime, por sipas tij sa i realizojnë nuk dihet ende.

“Krejt premtime japin, realizime sa i bëjnë nuk e di”, ka potencuar ai.

Në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, partitë politike po japin premtime të ndryshme, disa prej tyre për anëtarësimin e vendit në NATO, zhvillim ekonomik, fuqizimin e gruas, e të tjera. Për legjislativin e ri në garë gjithsej 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë të certifikuar nga KQZ-ja.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohet një person në Istog për narkotikë, Policia bastis banesën dhe dyqanin e tij

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030?

A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030?

“The Guardian”: Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë

Mbrojtja kërkon lirimin e Hashim Thaçit

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohet një person në Istog për narkotikë, Policia bastis banesën dhe dyqanin e tij

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Çmimi i naftës ngritet sërish pas kërcënimeve të fundit të Trumpit

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030?

A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030?

“The Guardian”: Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë

Mbrojtja kërkon lirimin e Hashim Thaçit

Studentët shqiptarë protestojnë të hënën në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën