TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Cila instancë partiake e shkarkoi Haki Abazin nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes?

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Cila instancë partiake e shkarkoi Haki Abazin nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes?

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka komentuar përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Abazi deklaroi se edhe për vendimin për përjashtim nga Grupi Parlamentar sikurse edhe në atë për shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme, nuk përcaktohet se cila instancë partiake apo institucionale e ka marrë një vendim të tillë.

Por, Abazi tha se nuk është i befasuar sa i përket këtij vendimi sepse siç tha ai, debati demokratik brenda Vetëvendosjes ka devalvuar komplet.

“Ju e patë një shkresë që është publikuar e cila sikur edhe në rastin e shkarkimit nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme në asnjë moment nuk shkruhet, e as nuk përcaktohet se cila instancë partiake apo institucionale ka marrë vendim dhe në çfarë mekanizmi demokratik është marrë vendimi, a ka vota të grupit të VV-së,  apo ka marrë Këshilli vendimin. Sido që të jetë do të duhej që shkresa drejt Parlamentit të përcaktojë në mënyrë të qartë se ku është marrë vendimi dhe arsyet pse është marrë një vendim i tillë. Tani me thënë të drejtën unë thash që nuk është befasi sepse ka derivuar dhe devalvuar komplet debati demokratik brenda VV-së”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Tutje duke folur për gjithë ecurinë e zhvillimeve të cilat përfunduan me përjashtimin e tij nga të gjitha strukturat e kësaj partie, ai tha se brenda VV-së ka mungesë të hapësirës për debat demokratik dhe që kjo sipas tij, po ndikon që edhe deputetë të tjerë të largohen nga ky subjekt politik.

“Mungesa e hapësirës për debat demokratik dhe për t’u dëgjuar zëri i deputetit apo i deputetes shkakton pakënaqësi e cila realisht mandej ka edhe pasojën e vet dhe ka një numër të madh të deputetëve të tjerë të cilët janë plotësisht të pa kënaqur për formën e menaxhimit të Grupit Parlamentar. Unë këtë gjë e kam bërë publike në një nga konferencat për shtyp që kam mbajtur, nuk mund të konsiderohen deputetët ngritës të dorës apo refuzues të propozimeve të opozitës pa u diskutuar fare pse po  bëhet një gjë e tillë. Rrjedhimisht mund të flasim për vendime të gabuara por edhe raporti i Komisionit Evropian për vendin në mënyrë specifike tregon që Grupi Parlametar është duke u keqmenaxhuar dhe klima brenda Parlamentit është duke u bërë e atillë, që nuk lejon ndërtimin e koncensusit të Parlamentit”, shtoi ai./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Zeqaj: Kurti po krijon “mjegull politike”, s’ka interes për ta qeverisur vendin

Zeqaj: Kurti po krijon “mjegull politike”, s’ka interes për ta qeverisur vendin

Plagosen me armë zjarri dy persona në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën