Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja do të largohet këtë verë nga Chelsea po kërkesa e ekipit londinez për kartonin e tij po vlerësohet e lartë.
Chelsea nuk llogarit në Brojën, të cilin tashmë e ka nxjerrë në shitje dhe për kartonin e tij po kërkon 30 milionë euro.
Broja ka kontratë deri në vitin 2028 me Chelsean kurse sezonin e shkuar ishte i huazuar tek Evertoni, ekip për të cilin regjistroi 10 paraqitje në Premier League.
Disa klube tashmë kanë shprehur interesim për Brojën dhe pritet së shpejti ta kontaktojnë Chelsean për lirimin e tij.
Stuttgarti, Leipzigu, Parma e PSV Eindhoveni janë duke shqyrëtuar mundësinë e transferimit të sulmuesit 23-vjeçar.