TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çfarë thonë pensionistët për shtesën prej 100 euro?

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Çfarë thonë pensionistët për shtesën prej 100 euro?

Pensionistët në Kosovë e kanë mirëpritur vendimin e qeverisë për t’i ndarë nga 100 euro për fundvit. Sipas tyre këto mjete sadopak do t’ua lehtësojnë problemet, megjithëse shpresojnë që në të ardhmen pensionet do të rriten.

Ruzhdi Cernavorni, pjesën më të madhe të kohës e kalon në klubin e pensionistëve duke luajtur shah me shokët e tij.

Në fundvit, ai së bashku me pensionistët e tjerë do të përfitojnë nga 100 euro shtesë pas vendimit të qeverisë për t’i ndarë këto mjete për ta dhe për fëmijët deri në moshën 16 vjeçare.

Cernavorni e ka mirëpritur këtë vendim të qeverisë, mirëpo ai shprehet më i lumtur për fëmijët.

“Mirë shumë kanë bërë me këtë veprim sepse fëmijët gëzohen. Na pleqtë do të shkojmë nga kjo botë dhe nuk varemi nga 100 euro, sepse neve vetëm na barna na shkojnë këto para. Respekt për këtë vendim sepse është i mirë”, thotë ai.

E lumtur me këto shtesa po shprehet edhe Fetije Huruglica, ndonëse shpreson që në të ardhmen do të rriten pensionet për të gjithë.

“Na ka ardhur mirë sepse ky nuk është viti i parë që e kemi këtë rritje nga kjo qeveri aktuale. Si për mua si për shokun është e vlefshme. Përveç tjerash edhe nipi im i është gëzuar shumë këtij lajmi”, shprehet ajo

Kurse, Hasan Blaku thotë se shtesa prej 1.000 eurove do të ishte edhe më e mirë.

“Çdo ndihmë për pensionistin është e mirëseardhur. Nëse do të ishin 1.000 euro do të ishim më të lumtur por nuk janë këto mundësi. Respekt për të dytë që dolën në televizor edhe na e dhanë këtë lajm. Disa po flasin se kinse e kanë bërë për vota por me tregoni ju mua si mund të blihet vota për 100 euro”, thotë ai

Ka edhe prej tyre që besojnë se me këto mjete do të zbutet sadopak varfëria.

“Është një vendim i duhur që sadopak e zbutë varfërinë sepse nuk ka vepër më të mirë se sa si t’i gëzosh fëmijët në prag të festave. Me këtë vendim deri diku barazohen fëmijët e të varfërve me ata të pasurve. Edhe pensionistët të cilët janë në gjendje më të rëndë sadopak ua zbutë vështirësitë”, shprehet pensionisti Bajram Maloku

Në anën tjetër partitë opozitare kanë kritikuar qeverinë për shtesat duke thënë se ky veprim është bërë për qëllime elektorale në prag të zgjedhjeve nacionale.

Tags: pensionistetshtesa prej 100 euro
ShareTweet

Postime të ngjashme

Atiq: Lista Serbe i fitoi zgjedhjet me kërcënime ndaj qytetarëve

Auto Draft

Katër aktakuza për spiunazh këtë vit, kërkohet rritje e vigjilencës nga instituconet

Auto Draft

Emblema e UÇK-së përballë Trumpit, kush e vendosi?

Shoqërohen 7 persona në polici, shkak vrasja e vitit 2013

Shoqërohen 7 persona në polici, shkak vrasja e vitit 2013

Rama dhe Çeku kokë më kokë në balotazh më 9 nëntor

Votat me postë për Prishtinën, Çeku kryeson

Dalja e votuesve deri në orën 17:00 është 39,61%

Garë e ngushtë mes dy kandidatëve shqiptarë në Saraj

Mbi 86% e votave të numëruara, Kasami i pari në Tetovë

Mbi 86% e votave të numëruara, Kasami i pari në Tetovë

Osmani: Pezullimi i dialogut strategjik është mesazh i qartë nga ShBA për Kosovën

Osmani uron Mexhitin për fitoren në Çair

Ademi: Për herë të parë një shqiptar do ta drejtojë Komunën e Çashkës

Ademi: Për herë të parë një shqiptar do ta drejtojë Komunën e Çashkës

Atiq: Lista Serbe i fitoi zgjedhjet me kërcënime ndaj qytetarëve

Auto Draft

Katër aktakuza për spiunazh këtë vit, kërkohet rritje e vigjilencës nga instituconet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën