TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës nga regjistrimi i popullsisë?

nga TËVË 1
27 Prill, 2024
0
A A
Njihuni me përfitimet e uthullës së mollës për fëmijët

Regjistrimi i popullsisë që ka filluar këtë muaj në Kosovë, është një proces i numërimit të gjithë banorëve dhe i mbledhjes së informatave demografike, ekonomike, sociale, arsimore, bujqësore dhe informatave të tjera për secilin person.

Drejtues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe njohës të ekonomisë thonë se vendi ka nevojë për evidencë të mirëfilltë të qytetarëve dhe nga ky regjistrim presin të ketë përmirësim në aspektin ekonomik në vend, hartim të politikave më efektive në investime e po ashtu edhe realizim të të drejtave të qytetareve.

Ushtruesi i detyrës së kryshefit ekzekutiv në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati thotë për KP se nga regjistrimi i popullsisë përfitojnë të gjithë individët dhe institucionet, e po ashtu mblidhen edhe shumë indikator të rëndësishëm për gjithë territorin e vendit.

Kastrati, derisa ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të regjistrohen, ka shtuar se nga ky regjistrim të dhënat do të jenë më të freskëta dhe do ju ndihmojnë institucioneve në aspekte të ndryshme.

“Nga regjistrimi i popullsisë përfitojnë të gjithë, edhe individët, institucionet dhe Kosova, sepse të njëjtën kohë grumbullohen shumë indikator për gjithë territorin e vendit dhe në nivelin më të vogël të mundshëm. Në Kosovë niveli më i ultë organizativ janë vendbanimet. Nëse ka një projekt, apo parashikim, një donacion për një vendbanim krejtësisht të vogël janë të dhënat e freskëta dhe komplete”, thotë Kastrati.

Se regjistrimi i popullsisë është i rëndësishëm dhe përmirëson ekonominë e vendit, e thotë edhe njohësi i ekonomisë, Besnik Avdija. Sipas tij, kjo ndihmon edhe investitorët e huaj që të hartojnë politika më efektive në kuptim të investimeve dhe planifikimeve afatgjate në vend.

“Regjistrimi i popullsisë para së gjithash ndihmon institucionet vendore, por edhe investitorët e huaj që të hartojnë politika më efektive në kuptim të investimeve dhe të planifikimeve afatgjate në vend… Po ashtu i ndihmon institucioneve në vendimmarrje, në politik bërje për shkak se ju ofron një pasqyrë më reale të gjendjes në vend, në kuptim të ndryshimeve demografike, të lëvizjeve të migrimit të brendshëm, në kuptim të ekonomive familjare, nivelit të zhvillimit të tyre”, thotë Avdija.

Në anën tjetër, profesori universitar, Mazllum Baraliu thotë se vendit i ka munguar një evidencë e mirëfilltë e qytetarëve, derisa shton se refuzimi që mos të regjistrohet dikush sjell vetëm dëme dhe asnjë dobi.

“Përfiton shumë. Në radhë të parë evidencën e mirëfilltë të qytetarëve për të gjitha nevojat e institucioneve dhe shtetit, por të njëjtën kohë edhe për nevojat e qytetarëve dhe realizimin e të drejtave të tyre. Përfitohet, sepse varësisht nga numri i banoreve në një zonë, komunë, rajon, edhe buxheti vjetor i komunave, rajoneve përkatëse ndahet nga buxheti shtetëror”, thotë Baraliu.

Regjistrimi i popullsisë ka filluar me datën 5 prill dhe pritet të zgjasë deri me 17 maj në të gjithë vendin.

Në regjistrimin e popullsisë po ashtu do të përfshihet edhe një pyetësor, i cili iu mundëson qytetarëve të deklarohen edhe për dëmet që u ka shkaktuar lufta e fundit në Kosovë. Ndërkaq, regjistrimi i fundit në Kosovë ka qenë 13 vjet më parë, më 2011.

Tags: ASKAvni KastratiRegjistrimi i popullesise
ShareTweet

Postime të ngjashme

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Paralajmëruar mbi 1 vit, çka u bë me rimbursimin për shishe?

Paralajmëruar mbi 1 vit, çka u bë me rimbursimin për shishe?

Bllokada në Kuvend lë pa shtesa mësimdhënësit për pesë muaj

Mulla Asllan Murati – Imami që sfidoi rrezikun për t’i kthyer eshtrat e Isa Boletinit në atdhe

Mulla Asllan Murati – Imami që sfidoi rrezikun për t’i kthyer eshtrat e Isa Boletinit në atdhe

Ndalja e fondeve të USAID-it në Kosovë shkak që disa kompani të ndalojnë aktivitetet

Ndalja e fondeve të USAID-it në Kosovë shkak që disa kompani të ndalojnë aktivitetet

Kurti: Nesër në seancë sipas ftesës së kryesuesit

Kurti: Nesër në seancë sipas ftesës së kryesuesit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X