TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çfarë mund të humbë Kosova nëse s’i bashkohet projekteve të gazit amerikan?

by teve1
1 orë ago
0
A A
Çfarë mund të humbë Kosova nëse s’i bashkohet projekteve të gazit amerikan?

Ngurrimi i vazhdueshëm i Kosovës për t’iu bashkuar projekteve të gazit amerikan, të shtyra rishtazi nga Shtetet e Bashkuara, ka ngritur shqetësime në vend për pasoja të mundshme ekonomike, energjetike dhe politike.

Derisa Qeveria në detyrë e kryeministrit Albin Kurti vazhdon të jetë e rezervuar për këtë çështje, ekspertët paralajmërojnë se mosangazhimi mund ta lërë Kosovën jashtë investimeve strategjike, t’ia kufizojë alternativat për furnizim me energji, dhe të ndikojë në marrëdhëniet me aleatin e vet kryesor, SHBA-në.

Nga Ambasada amerikane në Prishtinë e deri tek odat ekonomike në vend dhe opozita, thirrjet kanë qenë të vazhdueshme për përfshirjen e Kosovës në projektet e gazit të lëngshëm natyror (LNG) amerikan.

A e ka Kosova luksin të refuzojë projekte të tilla?
Jo, aspak, thotë Adrian Shtuni, ekspert për politikë të jashtme dhe siguri, që vepron në Uashington.

Ai thekson për Radion Evropa e Lirë (REL) se Kosova s’e ka luksin të shënojë “autogol” në rrafshin e ekonomisë, sigurisë dhe strategjisë.

“Refuzimi jo vetëm që do ta kthente Kosovën në një ishull të izoluar energjetik në Ballkan… por, do ta bënte këtë në kohën më të keqe të mundshme, pikërisht kur tregu global energjetik po përjeton krizë strukturore furnizimi dhe rritje galopante çmimesh për shkak të konflikteve gjeopolitike”, nënvizon Shtuni.

Vende si Shqipëria, Bosnje e Hercegovina dhe Kroacia janë angazhuar tashmë në projekte të tilla të gazit amerikan.

Qeveria në detyrë e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it nëse është duke i shqyrtuar thirrjet për t’iu bashkuar projekteve, apo se çfarë vendimi do të marrë.

Shumica dërrmuese e rrymës së prodhuar në Kosovë ka burim qymyrin, ndërsa mungesa e saj mbulohet kryesisht nga importi.

Ekspertët vlerësojnë se refuzimi i projekteve të gazit amerikan veç sa do ta thellonte varësinë ndaj një sistemi të stërvjetruar për prodhimin e rrymës, si dhe ndaj importit me çmime gjithnjë e më të larta.

Burim Ejupi, drejtor i Institutit për Politika Zhvillimore – INDEP, në Prishtinë, shpjegon se Kosova do të mundë të lidhej në projektin e gazit amerikan nga Greqia, përmes Maqedonisë së Veriut fqinje.

Por, nëse nuk bëhet pjesë e projektit, ajo do ta humbte një mundësi shumë të madhe në aspektin e zhvillimit ekonomik, mendon ai.

Ejupi thotë se investitorët e huaj, sidomos në fushën e teknologjisë, duan të investojnë në një vend ku ka energji të qëndrueshme elektrike.

“Prania e gazit amerikan, përveç si siguri energjetike, do të ishte më shumë edhe garanci për investime”, thekson Ejupi për REL-in.

Ndërkohë, Shtuni ngul këmbë se Kosova “nuk guxon” ta lërë veten jashtë një nisme të rëndësishme për rajonin.

“Nuk po flasim për infrastrukturë teknike, por për një arkitekturë të re energjetike në rajon, ku prezenca e SHBA-së, e integruar me vendet e Bashkimit Evropian, do të shërbejë si kundërpeshë strategjike ndaj Rusisë”, thekson ai.

Ai vlerëson se projekti i gazit është iniciativë strategjike, prandaj dhe refuzimi i mundshëm nga Kosova do te ishte “shumëfish dritëshkurtër dhe i kushtueshëm”.

Çfarë do të rrezikonte Kosova në lidhjet e saj me SHBA-në?
Marrëdhëniet e Kosovës më aleatin e vet më të madh arritën pikën më të ulët në vitet e fundit, dhe disa prej veprimeve të Kurtit madje çuan në pezullimin e fillimit të një dialogu kyç strategjik.

Dhe, ato mund të përkeqësohen, nëse vendi vendos kundër angazhimit në projektet e gazit amerikan, sepse, sipas Shtunit, SHBA-ja e sheh bashkëpunimin në fushën e energjisë si një nga shtyllat kryesore të partneritetit me vendet e rajonit.

Si shembull, ai e përmend refuzimin që Qeveria e Kurtit ia kishte bërë në vitin 2021 projektit rreth 200 milionë dollarësh për ndërtimin e infrastrukturës së gazit, i financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e SHBA-së.

“Pyetja është, pas pesë vjetësh, ku qëndron revolucioni i gjelbër? Kosova është po aty ku ishte. Qasja më e përshtatshme është tranzicioni gradual, dhe jo revolucioni dramatik, pra largimi gradual nga qymyri përmes gazit”, thekson eksperti.

Ai beson se, nëse Kosova përsëri e shpërfill një projekt me rëndësi thelbësore për partneritetin e SHBA-së në Ballkan, “refuzimi nga Uashingtoni nuk do të lexohej thjesht si një rastësi, pa ndonjë të keqe”.

Në anën tjetër, Fron Nahzi, autor i librit “Grupet Etnike të Interesit dhe Politika e Jashtme e SHBA-së”, thotë për REL-in se refuzimi mund t’ia kufizojë Kosovës mundësitë për bashkëpunim ekonomik me SHBA-në në të ardhmen.

“Së paku, kjo mund të forcojë perceptimin se Kosova heziton të marrë pjesë në iniciativa më të gjera rajonale, të mbështetura nga aleati i saj më i rëndësishëm strategjik”, thekson Nahzi.

Duke vepruar kështu, Kosova madje do ta humbte shansin për ta treguar veten si partnere aktive që kontribuon në zhvillimin rajonal, sigurinë energjetike dhe kufizimin e ndikimit rus dhe kinez në Evropën Juglindore, përfundon Nahzi.

Shtuni, ndërkaq, paralajmëron se pasojat e refuzimit të projektit amerikan të gazit do të ndikonin përtej marrëdhënieve SHBA-Kosovë.

Ai e sheh refuzimin e mundshëm si pengesë në rrugën e Kosovës drejt integrimit.

“Kyçja e Kosovës në korridoret rajonale të energjisë në vetvete ka rëndësi strategjike, pasi sjell integrimin de facto me vendet e rajonit, NATO-s, BE-së, dhe me Perëndimin. Edhe me ato që nuk e njohin, si për shembull Greqia”, shpjegon Shtuni.

Prandaj, pyet ai, a nuk është integrimi ambicia dhe synimi strategjik i Kosovës?

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Gërvalla: Flasim me SHBA edhe për gazin, por vendimet i bazojmë në interesin e Kosovës

Gërvalla për opozitën: Koha të ulemi e të diskutojmë, të hiqet dorë nga mentaliteti bllokues

Gërvalla për opozitën: Koha të ulemi e të diskutojmë, të hiqet dorë nga mentaliteti bllokues

Haxhiu: Shërbyesit civilë, garanci për efikasitetin e institucioneve

Haxhiu: Shërbyesit civilë, garanci për efikasitetin e institucioneve

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve

Emisioni “Mesditë” 19.06.2026

Emisioni “Mesditë” 19.06.2026

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Gërvalla: Flasim me SHBA edhe për gazin, por vendimet i bazojmë në interesin e Kosovës

Gërvalla për opozitën: Koha të ulemi e të diskutojmë, të hiqet dorë nga mentaliteti bllokues

Gërvalla për opozitën: Koha të ulemi e të diskutojmë, të hiqet dorë nga mentaliteti bllokues

Zbulohet në Durrës laboratori për falsifikimin e dokumenteve, arrestohen babë e bir

Zbulohet në Durrës laboratori për falsifikimin e dokumenteve, arrestohen babë e bir

Beogradi nuk heq dorë nga propaganda: Familja e gjeneralit famëkeq serb të dënuar për krime në Kosovë padit NATO-n

Beogradi nuk heq dorë nga propaganda: Familja e gjeneralit famëkeq serb të dënuar për krime në Kosovë padit NATO-n

Haxhiu: Shërbyesit civilë, garanci për efikasitetin e institucioneve

Haxhiu: Shërbyesit civilë, garanci për efikasitetin e institucioneve

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën