tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Çeku paralajmëron stadium në Suharekë: Po presim lokacionin

tëvë1 nga tëvë1
14/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka thënë se në qytetin e Suharekës do të ndërtohet një stadium i ri i futbollit. Këtë lajm kreu i MKRS-së e ka dhënë në Kuvendin e Kosovës. Çeku tha se qyteti u Suharekës është përfshurë në planin e investimit të infrastrukturës në futboll.

“Suhareka është e përfshirë në planin e investimit për infrastrukturën e futbollit për të cilën kemi diskutuar edhe me nivelin lokal dhe me organizatat vendore por edhe ndërkombëtare të futbollit me qëllim konsolidimin e infrastrukturës së futbollit. Në Suharekë planifikohet të ndërtohet stadiumi ku Ministria e Kulturës dhe e Sportit, komuna dhe Federata e Futbollit do t’i bashkërendojnë veprimet dhe do t’i ndajnë përgjegjësitë ndërmjet tyre”.

Ndersa ministri Çeku ndër të tjera tha se po presin që të caktohet lokacioni nga ana e kësaj komune si dhe projektin zbatues dhe më pas Qeveria e Kosovës do ta ndajë buxhetin për këtë projekt.

“Komuna duhet ta sigurojë lokacionin, pasi të sigurohet lokacioni, komuna duhet ta hartojë projektin zbatues dhe në momentin që komuna i ndërmerr këto dy veprime, ministria dhe Qeveria e Kosovës do t’i ndajnë mjetet e nevojshme buxhetore për ndërtimin e stadiumit të ri të Suharekës”, ka thënë Çeku.

Ballkani, që vjen nga Suhareka, është skuadra që po vazhdon t’i zhvillojë ndeshjet në një stadium me bari sintetik, derisa për herë të dytë radhazi është kualifikuar për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Gashi thotë se Radoiçiqi ka pasur pushtet në veri falë atyre që kanë qenë në pushtet para Kurtit

02/10/2023

Fiorentina “pa mund të madh” ndaj Cagliarit

02/10/2023

Broja “protagonist për blutë” në fitoren ndaj Fulhamit

02/10/2023

DASh thotë se nuk i ka verifikuar raportet se Serbia ka tërhequr trupat në afërsi të kufirit me Kosovën

02/10/2023

Kuçi: Jam i bindur që ish-krerët e UÇK-së do të dalin faqebardhë

02/10/2023

Kuçi: Nëse KFOR-i merr veriun, Kosova kthehet para 17 shkurtit të 2008-ës

02/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.