TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çejku: Qeveria të jetë kreative në ofrimin e alternativave për Asociacionin, e jo ta refuzojë ex officio

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Çejku: Qeveria të jetë kreative në ofrimin e alternativave për Asociacionin, e jo ta refuzojë ex officio

Diplomati nga Shqipëria, Arben Çejku, duke e komentuar draft-statutin e Asociacionit të prezantuar sot nga fondacioni gjerman Friedrich-Ebert Stiftung ka thënë se këto janë përpjekje që bëhen për ta lehtësuar pajtimin dhe për ta arritur një marrëveshje gjithëpërfhsirëse Kosovë – Serbi.

Ai ka thënë se këto janë teknika diplomatike për ta përgatitur opinionin publik qoftë në Kosovë apo Serbi për ta parë perceptimin  e të gjithë faktorëve për këtë statut.

“Të gjitha këto janë përpjekje për ta lehtësuar arritjen e një marrëveshje të vështirë”, ka thënë Çejku në ResPublika në Tëvë 1.

Në këtë frymë ai ka thënë se është edhe takimi i nesërm i organizuar nga ambasada e ShBA-së.

“Mendoj se këto janë hapa që besoj se do të pasohen edhe nga të tjerë për të arritur deri te tryeza kur përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë duhet ta nënshkruajnë marrëveshjen”, ka shtuar ai.

Çejku ka bërë një kronologji të bisedimeve Kosovë-Serbi e të gjitha sipas tij kishin pikë kyçe diskutimin për komunitetet.

“Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë filluan pikërisht për decentralizimin, ai ishte kapitulli i parë i bisedimeve. Pastaj për të mbërritur te mirëkuptimi i bashkësisë ndërkombëtare që Kosova ta ketë pavarëisnë, pra bisedimet për statusin në Vjenë”.

“Të ardhura përmes paketës së Ahtisaarit formësuan këtë qasje që përballë shpalljes së pavarësisë së Kosovës t’i jepeshin disa garanci të komunitetit serb në Kosovë në bazë të Kartës për Vetqeverisje Lokale”, ka shtuar ai.

Çejku ka thënë se është dashur të dihej se herët a vonë një qeveri do të përballej me Asociacionin.

“Shpeshherë përkthehet si presion nga ShBA dhe BE, por i kemi deklaratat e Escobarit, Hillit e ambasadrëve, ata në mënyrë të përsëritur e theksojnë që nuk do të ketë model të Republikës Srpska në Kosovë. Qeveria të jetë kreative në ofrimin e alternativave për Asociacionin, e jo ta refuzojë ex officio”, ka shtuar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosharja i bashkon shqiptarët, 27-vjetori i betejës së lavdishme

Kosharja i bashkon shqiptarët, 27-vjetori i betejës së lavdishme

“Me 100 euro blen harxh për tre ditë, jo ma shumë”, qytetarët të shqetësuar me  rritjen e çmimeve

“Me 100 euro blen harxh për tre ditë, jo ma shumë”, qytetarët të shqetësuar me  rritjen e çmimeve

A është normalizuar shkelja e Kushtetutës në Kosovë?

Shënohet Dita e Kushtetutës, sa u respektua ajo këtë vit?

Shumë institucione me ushtrues detyre, paralajmërohen pasoja

Dita e fundit për emërimin e një anëtari në KQZ – kë do e emërojë Haxhiu?

Dita e fundit për emërimin e një anëtari në KQZ – kë do e emërojë Haxhiu?

Një shtetas amerikan vdes në një vetaksident me motoçikletë në Prevallë

Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri

Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën