TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çeferini nuk kandidon për president të FIFA-s, kërkon largimin e Infantinos

by Bujar Mehmeti
3 javë ago
0
A A
Çeferini nuk kandidon për president të FIFA-s, kërkon largimin e Infantinos

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, thotë se nuk do të kandidojë për president të FIFA-s, por e ka paralajmëruar presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, Gianni Infantino, se ose duhet të japë dorëheqje ose të përballet me sfidues në Kongresin në mars.
Presidenti i FIFA-s, Infantino, është vënë nën presion në rritje për t’u tërhequr për shkak të planit të tij për shitje të aksioneve tek investitorët privatë. Plani ka dështuar, por UEFA ka po insiston për largimin e Infantinos. Në fakt janë tri konfederata që e kanë akuzuar Infantinon për mashtrim. UEFA, që e drejton futbollin në Evropë, ka kërcënuar po ashtu me bojkotim të garave të FIFA-s.

“Një mundësi është që ai të kuptojë se nuk ka mbështetje. Dhe kjo nuk është vetëm mbështetje politike e atyre që votojnë, por mbështetja politike e komunitetit të futbollit, mbështetja politike e tifozëve, lojtarëve, ish-lojtarëve, trajnerëve”, ka thënë Çeferin në një podkast britanik, shkruan të hënën AP.
“Dhe mundësia e dytë është që ai të shkojë në zgjedhje në mars, por në atë rast mendoj se do të ketë një kandidat kundër tij. Nuk e di ende se kush”.

Infantino është president i FIFA-s nga viti 2016 dhe deri në paraqitjen e propozimit për shitjen e aksioneve, dukej i sigurt se do të rizgjidhej pa kundërshtar, vitin e ardhshëm në Marok. FIFA ka vendosur 18 nëntorin si afat për të paraqitur kandidatura për president.

Pavarësisht se shihet gjerësisht si sfidues i mundshëm i Infantinos, slloveni Çeferin shprehu përkushtimin e tij ndaj UEFA-s.

“Nuk jam i interesuar për dy arsye. Njëra arsye është se e dua UEFA-n dhe më pëlqen puna këtu dhe në një moment të caktuar është koha për të shijuar pak jetën. Arsyeja e dytë është se kredibiliteti im është shumë më i madh nëse nuk jam i interesuar për pozitë”, ka thënë Çeferin.

Çeferini tha se propozimi për të shitur aksionet ishte kërcënim më i madh për futbollin se plani për Superligën Evropiane, të cilin UEFA e luftoi me sukses në vitin 2021. Sipas 58-vjeçarit, nuk janë vetëm vendet e mëdha kundër shitjes së aksioneve të Botërorit.

“Nga njëra anë ishin Anglia, Gjermania, që nuk e duan këtë, sepse këto para nuk janë aq të mëdha për to. Por nga ana tjetër ishin San Marino, Qiproja, Lihtenshtajni, që thanë se nuk jemi në shitje”, ka thënë Çeferin.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Basketboll, shtyhet finalja e Superkupës së Kosovës

Basketboll, shtyhet finalja e Superkupës së Kosovës

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Sassuolos

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Sassuolos

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Një grua e vdekur dhe një person i plagosur me armë zjarri në Malishevë

Gjendet pa shenja jete një foshnje në Prizren

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Ndërron jetë një person në Pejë, ishte duke marrë trajtim mjekësor

Basketboll, shtyhet finalja e Superkupës së Kosovës

Basketboll, shtyhet finalja e Superkupës së Kosovës

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Sassuolos

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Sassuolos

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, kërkon masë të përkohshme

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, kërkon masë të përkohshme

Policia gjen pistoletë dhe fishekë në një veturë në Çagllavicë

Ndalohen dy persona, dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë

Arrestohet një shtetas i Serbisë, dyshohet se sulmoi një person

Dy persona dyshohen për posedim të narkotikëve në Fushë Kosovë, njëri arrestohet, tjetri në kërkim policor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën