Federata e Notit e Kosovës përmes një konference për gazetarë të premten ka zbuluar detaje lidhur me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, CAS në Laussanne, e cila i dha të drejt ish-kryetarit të saj Agron Zeqiri, përballë Federatës Ndërkombëtare të Notit, World Aquatics dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.
Me vendimin e CAS-it, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Laussanne ka aprovuar ankesën e Agron Zeqirit, ka anuluar vendimin e World Aquatics dhe ka rrëzuar akuzat e ngritura ndaj tij.
Mëposhtë njoftimi i plotë nga Federata e Notit e Kosovës
𝗖𝗔𝗦 𝗡𝗘̈ 𝗟𝗢𝗭𝗔𝗡𝗘̈ 𝗜 𝗝𝗘𝗣 𝗧𝗘̈ 𝗗𝗥𝗘𝗝𝗧𝗘̈ 𝗔𝗚𝗥𝗢𝗡 𝗭𝗘𝗤𝗜𝗥𝗜𝗧 – 𝗥𝗥𝗘̈𝗭𝗢𝗛𝗘𝗡 𝗔𝗞𝗨𝗭𝗔𝗧 𝗗𝗛𝗘 𝗦𝗤𝗔𝗥𝗢𝗛𝗘𝗡 𝗦𝗛𝗞𝗘𝗟𝗝𝗘𝗧 𝗡𝗘̈ 𝗣𝗥𝗢𝗖𝗘𝗦𝗜𝗡 𝗘 𝗣𝗘̈𝗥𝗭𝗚𝗝𝗘𝗗𝗛𝗝𝗘𝗦 𝗣𝗘̈𝗥 𝗟𝗢𝗝𝗘̈𝗥𝗔𝗧 𝗢𝗟𝗜𝗠𝗣𝗜𝗞𝗘 𝗣𝗔𝗥𝗜𝗦 𝟮𝟬𝟮𝟰
𝗗𝗘𝗞𝗟𝗔𝗥𝗔𝗧𝗘̈ 𝗣𝗘̈𝗥𝗠𝗕𝗟𝗘𝗗𝗛𝗘̈𝗦𝗘 𝗘 𝗞𝗢𝗡𝗙𝗘𝗥𝗘𝗡𝗖𝗘̈𝗦 𝗣𝗘̈𝗥 𝗠𝗘𝗗𝗜𝗔
Me Vendimin në çështjen 𝗖𝗔𝗦 𝟮𝟬𝟮𝟱/𝗔/𝟭𝟭𝟱𝟯𝟰, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë ka aprovuar ankesën e z. 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶, ka anuluar vendimin e World Aquatics dhe ka rrëzuar akuzat e ngritura ndaj tij.
Akuzat ndaj z. Zeqiri ishin paraqitur nga World Aquatics dhe, sipas materialeve të trajtuara në procedurë, ishin mbështetur në masë të konsiderueshme edhe në pretendime të ardhura nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).
Vendimi i CAS-it konfirmon se 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝗸𝗿𝘆𝗲𝗿 𝘃𝗲𝗽𝗿𝗶𝗺𝗲 𝗱𝗶𝘀𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗮𝗽𝗼 𝗿𝗮𝗰𝗶𝘀𝘁𝗲, 𝗸𝗲𝗾𝗽𝗲̈𝗿𝗱𝗼𝗿𝗶𝗺 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗼𝘇𝗶𝘁𝗲̈𝘀, 𝗻𝗲𝗽𝗼𝘁𝗶𝘇𝗲̈𝗺 ndaj Adell Sabovic apo Hana Beiqit e as favorizim të notarëve Eda Zeqiri dhe Mal Gashi
Paneli i CAS-it nuk ka gjetur parregullsi në veprimet e Agron Zeqirit dhe të Federatës së Notit të Kosovës (FNK) lidhur me procesin e përzgjedhjes.
𝗣𝗘̈𝗥𝗭𝗚𝗝𝗘𝗗𝗛𝗝𝗔 𝗣𝗘̈𝗥 𝗙𝗨𝗞𝗨𝗢𝗞𝗔 𝗗𝗛𝗘 𝗗𝗢𝗛𝗔
Në lidhje me garat në Fukuoka dhe Doha, Paneli ka vlerësuar se në procesin e përzgjedhjes përcaktues ishte superioriteti i pikëve të 𝗘𝗱𝗮 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶𝘁 në raport me Hana Beiqi dhe çështja ska të bëj me favorizim ashtu siç aludohej në masë të madhe nga KOK.
Eda Zeqiri kishte 𝟲𝟴𝟮 𝗽𝗶𝗸𝗲̈ 𝗙𝗜𝗡𝗔 dhe, mbi bazën e rezultateve sportive dhe kritereve të aplikueshme, ishte përzgjedhur nga FNK-ja për pjesëmarrje në këto gara.
Kështu, Vendimi i CAS-it rrëzon pretendimet se përzgjedhja e Eda Zeqirit ishte rezultat i nepotizmit apo favorizimit.
𝗖̧𝗙𝗔𝗥𝗘̈ 𝗡𝗗𝗢𝗗𝗛𝗜 𝗠𝗘 𝗣𝗘̈𝗥𝗭𝗚𝗝𝗘𝗗𝗛𝗝𝗘𝗡 𝗣𝗘̈𝗥 𝗣𝗔𝗥𝗜𝗦 𝟮𝟬𝟮𝟰?
FNK-ja kishte vendosur të propozonte 𝗠𝗮𝗹 𝗚𝗮𝘀𝗵𝗶𝗻 dhe 𝗛𝗮𝗻𝗮 𝗕𝗲𝗶𝗾𝗶𝗻 si sportistë, si dhe 𝗕𝗲𝘀𝗮𝗿𝘁 𝗦𝗵𝗮𝗹𝗲̈𝗻 si trajner.
Megjithatë, në delegacionin përfundimtar u përfshinë 𝗔𝗱𝗲𝗹𝗹 𝗦𝗮𝗯𝗼𝘃𝗶𝗰 si sportist dhe 𝗔𝘀𝘁𝗿𝗶𝘁 𝗛𝗮𝗹𝗶𝘁𝗶 si trajner, ndonëse këta nuk ishin emrat e propozuar nga FNK-ja për këto pozita.
FNK-ja, pavarësisht kërkesave të përsëritura, nuk kishte pranuar vendimin përkatës të Bordit të KOK-ut që do të dokumentonte ndryshimin e propozimeve të saj.
𝗣𝗘̈𝗥𝗙𝗦𝗛𝗜𝗥𝗝𝗔 𝗘 𝗭𝗬𝗥𝗧𝗔𝗥𝗘̈𝗩𝗘 𝗧𝗘̈ 𝗞𝗢𝗞-𝗨𝗧
Është me rëndësi të theksohet se shkeljet dhe parregullsitë e evidentuara në procesin e përzgjedhjes për Lojërat Olimpike Paris 2024 nuk paraqiten si veprime abstrakte institucionale. Sipas fakteve dhe dokumentacionit të trajtuar në procedurën para CAS-it, në vendimmarrjen dhe veprimet që çuan në ndryshimin e propozimeve zyrtare të FNK-së 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝗾𝗲𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝘀𝗵𝗶𝗿𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗽𝗲̈𝗿𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁 𝘇𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝗺𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝗢𝗹𝗶𝗺𝗽𝗶𝗸 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀.
Për këtë arsye, përgjegjësia për mënyrën se si është zhvilluar ky proces dhe për pasojat që kanë rrjedhur prej tij 𝗻𝘂𝗸 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗲̈ 𝘁𝗿𝗮𝗷𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝘃𝗲𝘁𝗲̈𝗺 𝗻𝗲̈ 𝗻𝗶𝘃𝗲𝗹 𝗶𝗻𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝗰𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹, por duhet të shqyrtohet edhe në raport me veprimet dhe përgjegjësinë individuale të personave që kanë marrë pjesë në vendimmarrje.
Çdo përgjegjësi individuale juridike do të përcaktohet nga organet kompetente në procedurat përkatëse.
𝗥𝗔𝗦𝗧𝗜 𝗜 𝗔𝗗𝗘𝗟𝗟 𝗦𝗔𝗕𝗢𝗩𝗜𝗖- SKANDALI I PREZENTIMIT NE LO PARIS 2024
Nga konstatimet e trajtuara në Vendimin e CAS-it rezulton se 𝗔𝗱𝗲𝗹𝗹 𝗦𝗮𝗯𝗼𝘃𝗶𝗰 𝗻𝘂𝗸 𝗶𝘀𝗵𝘁𝗲 𝘀𝗽𝗼𝗿𝘁𝗶𝘀𝘁𝗶 𝗶 𝗽𝗿𝗼𝗽𝗼𝘇𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗴𝗮 𝗙𝗡𝗞-𝗷𝗮 dhe nuk kishte përmbushur kriteret për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Në vendim trajtohen gjithashtu çështjet lidhur me kriteret e tij të rezidencës, përfshirjen në klubet sportive në Kosovë dhe raportin e tij me sistemin sportiv të Kosovës.
Pavarësisht këtyre rrethanave dhe propozimit zyrtar të FNK-së për Mal Gashin, KOK-u kunderligjshëm vendosi që në Paris 2024 të dërgohej Adell Sabovic.
𝗠𝗔𝗟 𝗚𝗔𝗦𝗛𝗜 𝗨 𝗣𝗥𝗜𝗩𝗨𝗔 𝗡𝗚𝗔 𝗣𝗝𝗘̈𝗦𝗘̈𝗠𝗔𝗥𝗥𝗝𝗔 𝗡𝗘̈ 𝗟𝗢𝗝𝗘̈𝗥𝗔𝗧 𝗢𝗟𝗜𝗠𝗣𝗜𝗞𝗘
Vendimi sqaron pozitën e 𝗠𝗮𝗹 𝗚𝗮𝘀𝗵𝗶𝘁, i cili ishte sportisti mashkull i propozuar nga FNK-ja dhe kishte numrin më të lartë të pikëve FINA në kategorinë e meshkujve në Kosovë në procesin përkatës.
Pavarësisht kësaj, Mal Gashi nuk u përfshi në delegacionin olimpik, ndërsa në vend të tij u dërgua Adell Sabovic.
𝗥𝗔𝗦𝗧𝗜 𝗜 𝗕𝗘𝗦𝗔𝗥𝗧 𝗦𝗛𝗔𝗟𝗘̈𝗦
FNK-ja kishte propozuar 𝗕𝗲𝘀𝗮𝗿𝘁 𝗦𝗵𝗮𝗹𝗲̈𝗻 si trajner për Lojërat Olimpike Paris 2024. Megjithatë, në vend të tij u dërgua 𝗔𝘀𝘁𝗿𝗶𝘁 𝗛𝗮𝗹𝗶𝘁𝗶 i cili është gjithashtu subjekt i një procedure tjetër gjyqësore pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku ndaj tij janë duke u trajtuar akuza që lidhen, ndër të tjera, me rastet e posaçme të falsifikimit,vetëgjyqësia dhe pretendime të tjera që janë objekt i kësaj procedure.
Duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë, presim që këto çështje të trajtohen dhe të marrin epilog nga organet kompetente gjyqësore sa më shpejt, në mënyrë që përgjegjësia eventuale të përcaktohet përfundimisht në përputhje me ligjin.
Vendimi i CAS-it trajton procesin e përzgjedhjes së trajnerit dhe faktin se Besart Shala ishte propozimi zyrtar i FNK-së dhe kishte avantazh sipas sistemit përkatës të pikëve.
𝗘𝗗𝗔 𝗭𝗘𝗤𝗜𝗥𝗜 – 𝗥𝗥𝗘̈𝗭𝗢𝗛𝗘𝗡 𝗣𝗥𝗘𝗧𝗘𝗡𝗗𝗜𝗠𝗘𝗧 𝗣𝗘̈𝗥 𝗙𝗔𝗩𝗢𝗥𝗜𝗭𝗜𝗠
Vendimi i CAS-it sqaron edhe çështjen e 𝗘𝗱𝗮 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶𝘁. Në procesin përkatës të përzgjedhjes për Fukuoka dhe Doha, ajo kishte rezultat superior ndaj Hana Beiqit dhe mbi këtë bazë kishte marrë pjesë në mënyrë meritore në këto gara.
Për rrjedhojë, përzgjedhja e Eda Zeqirit nga FNK-ja ishte e bazuar në rezultatet sportive dhe kriteret përkatëse dhe 𝗻𝘂𝗸 𝗽𝗲̈𝗿𝗯𝗲̈𝗻𝘁𝗲 𝗻𝗲𝗽𝗼𝘁𝗶𝘇𝗲̈𝗺 𝗮𝗽𝗼 𝗳𝗮𝘃𝗼𝗿𝗶𝘇𝗶𝗺 𝗻𝗴𝗮 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶.
𝗩𝗘𝗡𝗗𝗜𝗠𝗜 𝗜 𝗖𝗔𝗦-𝗜𝗧 𝗘̈𝗦𝗛𝗧𝗘̈ 𝗣𝗘̈𝗥𝗙𝗨𝗡𝗗𝗜𝗠𝗧𝗔𝗥
Në procedurën para Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), në cilësinë e përfaqësuesit/dëshmitarit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) është paraqitur z. 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗿𝗶𝗺 𝗞𝗿𝗮𝘀𝗻𝗶𝗾𝗶.
Gjatë procedurës, z. Krasniqi ka paraqitur qëndrimet dhe pretendimet e KOK-ut lidhur me procesin e përzgjedhjes dhe veprimet e Agron Zeqirit. Megjithatë, 𝗣𝗮𝗻𝗲𝗹𝗶 𝗶 𝗖𝗔𝗦-𝗶𝘁 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝗴𝗷𝗲𝘁𝘂𝗿 𝗽𝗿𝗼𝘃𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗷𝗮𝗳𝘁𝘂𝗲𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗾𝗲̈ 𝗱𝗼 𝘁’𝗶 𝗺𝗯𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲𝘀𝗻𝗶𝗻 𝗮𝗸𝘂𝘇𝗮𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗿𝗲𝘁𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗲 𝗽𝗮𝗿𝗮𝗾𝗶𝘁𝘂𝗿𝗮 ndaj z. Zeqiri.
Përkundrazi, pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive të administruara në procedurë, CAS-i ka aprovuar ankesën e 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶𝘁, ka anuluar vendimin e World Aquatics dhe ka rrëzuar akuzat që ishin objekt i kësaj procedure.
Me këtë vendim është rrëzuar baza e akuzave të ngritura ndaj 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶𝘁 dhe është anuluar vendimi i World Aquatics që ishte objekt i ankesës.
Pas këtij vendimi, palët që konsiderojnë se janë dëmtuar do të shqyrtojnë dhe ndërmarrin 𝗺𝗷𝗲𝘁𝗲𝘁 𝗷𝘂𝗿𝗶𝗱𝗶𝗸𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗮𝗿𝗮𝘀𝗵𝗶𝗸𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗺𝗲 𝗹𝗶𝗴𝗷, përfshirë kërkesat eventuale për kompensim të dëmit dhe procedura të tjera deri në përgjegjësi penale përkatëse ndaj personave përgjegjës.
𝗞𝘆 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺 𝗽𝗲̈𝗿𝗺𝗯𝘆𝗹𝗹 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗸𝗮𝗽𝗶𝘁𝘂𝗹𝗹 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗲̈𝗻𝗱𝗲̈𝘀𝗶𝘀𝗵𝗲̈𝗺 𝗱𝗵𝗲 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗼𝘀 𝗻𝗲̈ 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗯𝗮𝘇𝗲̈ 𝗷𝘂𝗿𝗶𝗱𝗶𝗸𝗲 𝗳𝗮𝗸𝘁𝗲𝘁 𝗹𝗶𝗱𝗵𝘂𝗿 𝗺𝗲 𝗮𝗸𝘂𝘇𝗮𝘁 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗰𝗲𝘀𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗲̈𝗿𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗷𝗲𝘀 𝗽𝗲̈𝗿 𝗣𝗮𝗿𝗶𝘀 𝟮𝟬𝟮𝟰.
Federata e Notit e Kosovës shpreh krenarinë institucionale që, përgjatë një procesi të gjatë dhe të ngarkuar me keqinformime, pretendime të pabazuara dhe narrativa të orkestruara, ka qëndruar e palëkundur në 𝗺𝗯𝗿𝗼𝗷𝘁𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗴𝗿𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝗶𝗻𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝗰𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹, 𝗹𝗶𝗴𝗷𝘀𝗵𝗺𝗲̈𝗿𝗶𝘀𝗲̈, 𝗽𝗮𝗿𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗽𝗼𝗿𝘁𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘃𝗲̈𝗿𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝘀.
Pavarësisht presioneve dhe përpjekjeve për të cenuar kredibilitetin e Federatës dhe të drejtuesve të saj, FNK-ja ka zgjedhur që përgjigjen ta japë përmes rrugës institucionale dhe juridike, duke u mbështetur ekskluzivisht në fakte, prova dhe respektimin e procedurave.
𝗩𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗖𝗔𝗦-𝗶𝘁 𝗽𝗲̈𝗿𝗯𝗲̈𝗻 𝗸𝗼𝗻𝗳𝗶𝗿𝗺𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗺𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗳𝗼𝗿𝘁𝗲̈ 𝘀𝗲 𝗲 𝘃𝗲̈𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗶𝗻𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝗰𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗹𝗶𝗴𝗷𝗼𝗿𝗲 𝗺𝗯𝗿𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗺𝗲 𝗳𝗮𝗸𝘁𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗿𝗼𝘃𝗮, 𝗷𝗼 𝗺𝗲 𝗮𝗸𝘂𝘇𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗮𝗿𝗿𝗮𝘁𝗶𝘃𝗮.











