TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Caplan: Prishtina i ka çelësat për depërshkallëzimin e situatës në veri

by Shpat Blakcori
3 vjet ago
0
A A
Caplan thotë se Kurti nuk i ka braktisur kërkesat e ndërkombëtarëve

Komuniteti ndërkombëtar e sheh kryesisht Prishtinën përgjegjëse për tensionet e krijuara në veriun e Kosovës.

Madje, insistimi i kryeministrit Albin Kurti, që kryetarët e rinj shqiptarë t’i ushtrojnë detyrat e tyre nga objektet komunale, kanë shtyrë BE-në dhe SHBA-në t’i vënë masa ndëshkuese qeverisë që ai e udhëheq.

Por Brukseli dhe Uashingtoni nuk kanë vepruar njësoj edhe me Serbinë. Kjo e fundit vetëm u qortua për tensionet në pjesën veriore të Kosovës.

E për këtë situatë e ka një shpjegim, profesori nga Oxford University, Richard Caplan.

“Masat e BE-së dhe SHBA-së mund të duken të pabalancuara. Nuk ka dyshim se ato janë më ndëshkuese për Kosovën sesa për Serbinë, por është e rëndësishme të vlerësohet se BE-ja dhe SHBA-ja nuk e kanë veçuar Prishtinën si përgjegjëse të vetme për krizën aktuale. Beogradi gjithashtu është kritikuar për nxitjen e tensioneve. Megjithatë, nëse Prishtina po trajtohet më ashpër, kjo është pjesërisht për shkak se mendohet se ajo mban çelësat e de-përshkallëzimit të tensioneve në veri”, vlerësoi ai.

Caplan e sheh edhe një rrezik tjetër që mund t’i vijë Kosovës si pasojë e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Nëse dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i pabalancuar është një çështje shumë më e madhe. Megjithatë fokusi ka qenë në refuzimin e Kurtit për të rënë dakord për zbatimin e dispozitës së Marrëveshjes së Brukselit në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Megjithatë, është e rëndësishme të kihet parasysh se ekzistojnë disa dispozita të marrëveshjes të cilat Serbia, nga ana e saj, nuk i ka zbatuar. Për më tepër, përderisa Serbia vazhdon të mbështesë strukturat paralele në Kosovë, ekziston rreziku që Asociacioni të bëhet një instrument tjetër i ndikimit të tepruar të Beogradit në Kosovë”, shtoi Caplan.

Së fundmi, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ripërsëritur edhe njëherë kërkesat për de-përshkallëzimin e plotë të situatës në veri të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti takon Ambasadorin e Malit të Zi, flasin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh

Kurti takon Ambasadorin e Malit të Zi, flasin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Shtrenjtimi i rrymës, ZRrE tregon se kur pritet ta marr vendimin

Gazetarja nga Ukraina: Jemi një grup që po e promovojmë Kosovën si vend të sigurt për të jetuar

Gazetarja nga Ukraina: Jemi një grup që po e promovojmë Kosovën si vend të sigurt për të jetuar

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Defekt kritik në raketë? NASA shtyn sërish misionin historik Artemis II?

Defekt kritik në raketë? NASA shtyn sërish misionin historik Artemis II?

Arrestohen tetë të mitur që u rrahën mes vete në Malishevë

Arrestohen dy persona për marrje ryshfeti në Ferizaj

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 3 vite burg për grabitje në Drenas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën