TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Cameron: Jemi mbështetës të mëdhenj të Pavarësisë së Kosovës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Cameron: Jemi mbështetës të mëdhenj të Pavarësisë së Kosovës

“Mbretëria e Bashkuar është mbështetëse e madhe e Pavarësisë së Kosovës”, deklaroi kështu, Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.

Pas takimit me homologen kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, kryediplomati britanik bëri të ditur se kryesisht kanë diskutuar për sigurinë dhe ekonominë e vendit.

Me ç’rast, Cameron u shpreh bindës që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë mbështetjen dhe ndihmën e saj në të gjitha mënyrat ndaj popullit të Kosovës.

“Ne duam të vazhdojmë të ndihmojmë. Ne jemi mbështetës të madh të pavarësisë e të sovranitetit të Kosovës. Pra, biseduam për sigurinë dhe ekonominë e vendit. Ne duam të bëjmë ende më shumë për t’iu ndihmuar juve, t’iu ndihmojmë për të siguruar punë për qytetarët e vendit. Unë jam këtu për t’iu mbështetur, për t’iu promovuar dhe për t’iu ndihmuar në të gjitha mënyrat. Këtë mëngjes biseduam për sigurinë tuaj dhe kontributin që në mund të bëjmë në këtë drejtim. Duke përmendur faktin që Britania luan një rol të madh në KFOR, duke përmendur edhe mbështetjen dhe trajnimin që u kemi dhënë edhe forcave të armatosura të Kosovës dhe suksesin e madh që e patën në trajnimin e tyre”, deklaroi Cameron gjatë konferencës së përbashkët me ministren Gërvalla.

Po ashtu, Cameron tha se kanë përmendur edhe punën që Kosova po bën në luftën kundër korrupsionit.

“Biseduam edhe për luftën kundër korrupsionit dhe atë që po bën Kosova për ta vënë në rend ligjin, këto janë fushat ku ne po ndihmojmë. Mendoj që njëra prej gjërave që e dëgjova e që është shumë e rëndësishme, është rëndësia e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, potencoi tutje Cameron.

Më tej, Cameron do ta takojë edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

Takimi me Osmanin nis në orën 09:10 në Kabinetin e Presidentes.

Kjo është vizita e parë jashtë vendit në këtë vit për David Cameron. Diplomati arriti në Kosovë të mërkurën ku u takua me kryeministrin, Albin Kurti./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK realizon ushtrime fushore për rritjen e gatishmërisë operacionale dhe kapaciteteve profesionale

FSK realizon ushtrime fushore për rritjen e gatishmërisë operacionale dhe kapaciteteve profesionale

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet një person në Gjakovë, iu gjetën 5 kg substancë narkotike në veturë

Kosova kryeson për mbështetje ndaj ShBA-së, Ambasada amerikane e quan dëshmi të partneritetit të fortë

Kosova kryeson për mbështetje ndaj ShBA-së, Ambasada amerikane e quan dëshmi të partneritetit të fortë

Supremja e kthen në rigjykim rastin e të dënuarit me 8 muaj burgim për dhunimin e 15-vjeçares

Supremja ia ndërpret paraburgimin njërit nga të dyshuarit në rastin e BSK-së

FIFA e mahnitur nga kombëtarja e Kosovës, i kushton një artikull të gjatë me fakte

Shabani shpall listën për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve, ka mungesa të shumta

Shabani shpall listën për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve, ka mungesa të shumta

Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm për vëllezërit Vllasaliu lidhur me vrasjen e Bedri Rexhepit

Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm për vëllezërit Vllasaliu lidhur me vrasjen e Bedri Rexhepit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën