TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Cakolli: Vonimi i datës së zgjedhjeve rrezikon funksionimin e institucioneve

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Cakolli: Vonimi i datës së zgjedhjeve rrezikon funksionimin e institucioneve

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka paralajmëruar se çdo vonesë në shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare rrit rrezikun për funksionimin normal të institucioneve vitin e ardhshëm.

Në një postim në Facebook, Cakolli ka shpjeguar se sipas afateve aktuale ligjore, edhe pse Kushtetuta dhe Ligji për Zgjedhjet nuk janë plotësisht të harmonizuara, datat reale për mbajtjen e zgjedhjeve mbeten 21 dhe 28 dhjetori.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se nëse konsultimet dhe vendimmarrja e Presidentes shtyhen pas 22 nëntorit, 21 dhjetori nuk do të jetë më i mundur, duke shtyrë zgjedhjet potencialisht në janar.

“Sa më shumë që Presidentja e vonon shpalljen e datës së zgjedhjeve, aq më shumë rritet rreziku për funksionimin normal të institucioneve vitin e ardhshëm. Çdo ditë e humbur sot i ngushton opsionet ligjore, i shtyn afatet dhe e afron vendin me skenarë të pasigurt kushtetues, politik dhe fiskal. Sipas afateve aktuale – edhe pse Kushtetuta dhe Ligji për Zgjedhjet nuk janë plotësisht konsistentë në mënyrën se si përcaktojnë dhe përllogarisin afatet – datat reale për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme mbeten 21 dhe 28 dhjetori. Por nëse konsultimet dhe vendimmarrja përkatëse e Presidentes shtyhen pas 22 nëntorit, edhe 21 dhjetori bie si opsion, duke i shtyrë zgjedhjet potencialisht drejt janarit. E zgjedhjet në janar përbëjnë rrezik shumëfish më të madh, sepse nëse ato nuk mbahen brenda këtij viti, zgjatja automatike e ndarjeve buxhetore vlen vetëm për muajin janar, por jo edhe për shkurt”, ka shkruar Cakolli.

Ai tutje ka nënvizuar se mbajtja e zgjedhjeve në dhjetor, sa më herët të jetë e mundur, është mënyra e vetme për të shmangur kriza të reja dhe për të ulur presionin kohor për formimin e institucioneve, të cilat duhet të përmbyllen në ditët e para të marsit.

Sipas tij, çdo vonesë në shpalljen e datës afron vendin “me skajet e afateve kushtetuese”, duke rritur rreziqet për stabilitetin politik, fiskal dhe kushtetues.

“Prandaj, mbajtja e zgjedhjeve në dhjetor, madje sa më herët që të jetë e mundur, është mënyra e vetme për të shmangur kriza të reja dhe për të zvogëluar presionin kohor për formimin e institucioneve, të cilat duhet të përmbyllen patjetër në ditët e para të marsit. Sa më shumë të vonohet shpallja e datës, aq më afër skajit të afateve kushtetuese shtyhet vendi, me të gjitha rreziqet që i sjell një skenar i tillë”, ka përfunduar Cakolli.

Ndryshe, sot (19 nëntor) mandatari i dytë i LVV-së, Glauk Konjufca ka dështuar që ta formojë Qeverinë e re të Kosovës, pasi ekzekutivi i prezantuar nga ai mori vetëm 56 vota për, 53 votuan kundër dhe katër abstenuan.

Me dështimin e dytë për formimin e ekzekutivit, hapet rruga për zgjedhje të reja.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK kërkon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën

LDK kërkon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën

Emisioni “Mesditë” 03.04.2026

Emisioni “Mesditë” 03.04.2026

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër në seancë plenare me 16 pika në rend dite

Arrestohen tetë të mitur që u rrahën mes vete në Malishevë

Dy të dyshuar kapen me armë ilegale në Gjakovë

Fanatik: Fenerbahçe synon sulmuesin kosovar Fisnik Asllani

Fisnik Asllani te Borussia Dortmundi? Flet legjenda e klubit, Lars Ricken

Ministria e Sportit dhe federatat nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në vlerë prej 6.5 milionë euro

Ministria e Sportit dhe federatat nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në vlerë prej 6.5 milionë euro

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

Kthimi i fuqishëm i Shkëlqim Vladit në fushë pas një periudhe të vështirë

Kthimi i fuqishëm i Shkëlqim Vladit në fushë pas një periudhe të vështirë

Sveçla: Konkurset në arsim në Prishtinë, vegël e nepotizmit të LDK-së

Sveçla i reagon Ramës për teleferikun e Gërmisë: Projekti s’ka mbështetje financiare

Si të silleni në një restorant?

Si të silleni në një restorant?

5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore

5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën