TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Cakolli, numëron një varg kritikash për projektligjin e reformës zgjedhore

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Cakolli, numëron një varg kritikash për projektligjin e reformës zgjedhore

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka numëruar një varg kritikash karshi projektligjit për reformën zgjedhore.

Cakolli, këtë projektligj nuk e cilëson reformë zgjedhore, por më shumë e sheh si adresim të disa mangësive të sistemit zgjedhor, ku thotë se janë ndryshime kozmetike dhe shtyrje e interesave të partive politike.

“Duhet të fillojmë me faktin që kjo nuk është sipas vlerësimit tonë reformë zgjedhore, është më shumë adresim i disa mangësive të sistemit zgjedhor, të cilat janë ndryshime kozmetike dhe është shtyrje përpara e interesave të ngushta të partive politike për çështje të cilat janë në interesin e tyre elektoral, dhe të cilat u mundësojnë atyre përfshirje të kandidatëve të caktuar, rritje të votimit preferencial dhe ndërhyrje në punën e institucioneve të pavarura kushtetuese”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Cakolli, tha se brenda projektligjit për reformën zgjedhore është dashur të diskutohej edhe çështja e pragut zgjedhor.

“Do të duhej të diskutohet për elementet më përmbajtjesore të sistemit zgjedhor, pra do të duhej të diskutohet çështja e pragut zgjedhor, a do të duhej të mbetej i njëjtë, apo të rikategorizohet siç e kemi pasur ne rekomandim. Duhej të diskutohej ndarja në më shumë zona zgjedhore të Kosovës, me qëllim të rritjes së nivelit të përfaqësimit dhe lidhjes sa më direkte dhe llogaridhënies mes deputetëve dhe votueseve, për shkak se aktualisht në një zonë deputetët shpesh kanë tendencë të mos jenë llogaridhënës ndaj një zone specifike edhe pse ata në praktikë e kanë se ku qëndron baza e tyre elektorale”, tha Cakolli.

Tutje, ai mangësi brenda projektligjit e ka parë edhe mënyrën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës dhe çështjen e listave zgjedhore.

“Do të duhej të kishte diskutime edhe për mënyrën e zgjedhjes së presidencës, apo presidentit të vendit, çështjen e listave zgjedhore, pra aplikimin e modelit zebër për përfaqësim gjinor, dhe çështje të tilla që njëmend e përmirësojnë sistemin zgjedhor dhe jo të fokusohemi në radhë të parë në çështje kozmike”, shtoi Cakolli. /teve1.info/

Tags: Eugen CakolliKDIprojektligji për reformën zgjedhore
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Nisin aplikimet për të marrë pensionin e veteranit

Mot me diell

Mot kryesisht i ngrohtë gjatë javës

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Aksident me fatalitet në Bresje

Të lënduarit nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, jashtë rrezikut për jetë

Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Nisin aplikimet për të marrë pensionin e veteranit

Mot me diell

Mot kryesisht i ngrohtë gjatë javës

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Aksident me fatalitet në Bresje

Të lënduarit nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, jashtë rrezikut për jetë

Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Auto Draft

18 vjet larg vendlindjes e 64 vjet martesë në Kosovë – historia e Rafije Tahirukajt

Auto Draft

Midis Ramazanit – Hajnat vjedhin 70 eurot e bamirësisë në xhaminë e Kishnicës

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën