TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar kanë siglën e MUP-it të Serbisë

by teve1
1 vit ago
0
A A
Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar kanë siglën e MUP-it të Serbisë

Dëshmitari Halil Çadraku gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se shumë dokumente që i janë prezantuar atij e përmbajnë siglën e shërbimit serb-MUP.

“…në mesin e këtyre dokumenteve që më janë treguar mua, shumë dokumente kanë siglën e MUP-it të Serbisë”, tha dëshmitari.

Një deklarim të tillë ai e beri kur iu prezantua një dokument për të cilin tha se plotësimin që iu është bërë atij me shkrim dore nuk e kishte parë asnjëherë.

“Është e vërtetë se këtë dokument të plotësuar me shkrim dore poshtë, unë nuk e kam parë asnjëherë deri javën e kaluar kur mu është treguar nga Prokuroria”, tha Çadraku.

Dëshmitari  tha se nuk e kujton nënshkrimin e Tahir Sinanit por që e lexoi në të njëjtin dokument se nënshkrimi i përket atij.

Për këtë dokument dëshmitari tha është e palogjikshme të ndodhë për shkak se të njëjtin dokument ai ia ka dhënë Tahir Sinanit më 18 gusht dhe tani po figuron edhe një i ngjashëm më 19 gusht 1999.

Ai tha se ka dyshime për këtë dokument që mund të jetë edhe i falsifikuar.

“I kam thënë edhe Prokurorit se vërtetë nuk ka kuptim, nuk ka kuptim kjo se një ditë më herët e kam shkruajtur të njëjtin artikull që ia kam dedikuar Tahir Sinanit, kurse një ditë më vonë të shkruaj të njëjtën gjë, ju lutëm unë nuk e di. Unë kërkojë edhe njëherë nga Gjykata e nderuar… në mesin e këtyre dokumenteve që më janë treguar mua, shumë dokumente kanë siglën e MUP-it të Serbisë. Është e pak e palogjikshme. Unë jam arrestuar në vitin 2001 në Prizren, dokumentet kanë shkuar në Serbi dhe nga Serbia kanë ardhur këtu. Ky dokument mund të jetë edhe i falsifikuar edhe i plotësuar meqë janë të gjitha këto fotokopje. Por, mua ky dokument me duket i pa logjikshëm sepse të njëjtin e kam shkruar pa këtë plotësim me dorë një ditë më herët. Kështu që kam dyshime për këtë. Nuk e kujtoj dhe nuk di se çfarë të iu them”, tha Çadraku.

Dëshmitari tha se Kadri Veselin e kishte parë më 2 prill 1999, datë kjo që ishte përfundimtare për shërbimin e tij në Zbulim-Kundërzbulim.

“Edhe sot e mendoj që nga 1 apo 2 prilli (1999) , Kadri Veseli ka qenë… ndoshta ka qenë edhe jashtë vendit atje por ka qenë i emëruar drejtor i Shërbimit Informativ në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës që është pjesë civile e udhëheqjes”, tha Çadraku.

Dëshmitari tha se nuk ka pasur raste që ka hetuar persona të cilët janë cilësuar si bashkëpunëtor ose të kenë marrë masa ndaj tyre.

“E kam thënë. Ne nuk kemi qenë të interesuar për këtë pjesë të investigimit apo hetimit”, tha ai.

Dëshmitari gjithashtu u pyet se a është e vërtetë që ka pasur persona në territorin e tij që civilet ose ushtarët mendonin që përbënin rrezik.

Madje, dëshmitari tha se nuk i ka kërkuar asnjëherë Policisë Ushtarake që të hetohen njerëz të dyshimtë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Nuk mbaj mend diçka konkretisht për këtë. Nuk me kujtohet ndonjë rast specifik. Me sa mbaj mend unë kurrë nuk i kam kërkuar Policisë ushtarake që të hetohen njerëzit e dyshimtë që jetonin jashtë trevave tona ku ishim ne”, u përgjigj dëshmitari.

Për Ferat Shalën dhe Ilmi Reçicën, dëshmitari tha se i ka njohur pas luftës dhe se nuk e di se çfarë kanë bërë gjatë periudhës së luftës.

Ai tha se ka dëgjuar që ata kanë qenë pjesë e G2-shëve në Zonën e Drenicës dhe atë të Nerodimës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mungoi në “Flakën e Janarit”, Kurti njofton se bashkëshortja e Walker u dërgua në Emergjencë për trajtim

Mungoi në “Flakën e Janarit”, Kurti njofton se bashkëshortja e Walker u dërgua në Emergjencë për trajtim

“Digjitalizimi e ‘shpëton’ procesin zgjedhor”

Rinumërimi ndryshon bilancin e votave, 4 mijë të manipuluara për kandidatin Fetah Paçarizi, mbi 2200 për Nait Hasanin

Kurti: Skënderbeu, figura më e rëndësishme e historisë shqiptare

Kurti: Skënderbeu, figura më e rëndësishme e historisë shqiptare

“20 vjet pa ujë të pijshëm” – Ankohen banorët e Batllavës

Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë

Peja zyrtarizon trajnerin e ri

Pesë gola të Bayernit për të mbetur i pamposhtur në Bundesliga

Pesë gola të Bayernit për të mbetur i pamposhtur në Bundesliga

Ylli – Peja, përballja tjetër çerekfinale

Ylli triumfon në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën