Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka reaguar pas publikimit të vlerës së koeficientit nga Qeveria.
Bytyqi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se sot kryeministri Kurti ka fyer rëndë zyrtarët publikë, duke e fshehur madje për një kohë të gjatë këtë koeficient të cilën ajo e quajti skandaloz.
Teksa ka thënë se koha e kryeministrit Kurti po përfundon, për siç tha ajo mos tu kthyer kurrë.
“Sot, kryeministri ka fy rëndë zyrtarët publikë, ua uli dinjitetin, i poshtëroi, luajti lojë të pistë e psiqike këto muaj duke mbajtur fshehur një koeficient kaq skandaloz.Koha jote po përfundon kryeministër për të mos u kthyer kurrë më.Sepse populli sheh, populli ndëshkon”, shkroi ajo./teve1.info./