Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka prioritet zgjedhjen e presidentit të vendit.
Ajo ka thënë se po ta kishte Kurti prioritet këtë çështje, do t’i ftonte menjëherë partitë politike për të diskuar mundësinë e gjetjes së një kandidatit konsensual.
“Kurti nuk e ka prioritet zgjedhjen e presidentit, është prioritet i treti apo i katërti. Momentin që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është dashur t’i thërras paritë parlamentare të ulën dhe të gjendet një emër konsensual. Uroj që nga e hëna t’i thërras”, ka thënë ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Ajo ka thënë se AAK edhe pse ka pasur kandidatin e saj për president, Ramush Haradinajn, nuk kanë qenë kundër një marrëveshje për një kandidat konsensual.
Bytyqi ka thënë se votat e kësaj partie do të jenë shumë të rëndësishme për zgjedhjen e presidentit.
“Ne kemi shprehur qëndrimin tonë edhe pse kemi pas propozimin tonë, Ramush Haradinajn që është më i duhuri, ne nuk kemi qenë kundër një kandidati konsensual. Uroj që presidenti të zgjidhet dhe vendi të mos shkojë në zgjedhje. Nëse nuk zgjidhet presidenti përgjegjësinë bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Bajrami.






