TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bulliqi sqaron deklaratën për vëllain e Ekrem Hysenit: Konteksti u deformua, s’kishte qëllim ofendimi

by teve1
1 vit ago
3
A A
Bulliqi sqaron deklaratën për vëllain e Ekrem Hysenit: Konteksti u deformua, s’kishte qëllim ofendimi

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka komentuar një deklaratë të tij të mëhershme që ngjalli debat gjatë përballjes me kandidatin e LDK-së për këtë komunë, Ekrem Hyseni, ku gjatë një emisioni të mëparshëm, Bulliqi i kishte kërkuar Hysenit që të dëshmonte përmes një fotografie se vëllai i tij është invalid lufte.

Të martën, në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Bulliqi ka sqaruar qëndrimin e tij, duke theksuar se fjalët i janë keqinterpretuar dhe se qëllimi i tij ka qenë të bëjë dallimin mes viktimës civile dhe invalidit të luftës, pra mes statusit të veteranit dhe viktimës civile.

Sipas tij, kjo deklaratë u interpretua nga Hyseni si mosrespekt ndaj viktimës dhe u përdor për viktimizim politik.

“Ky tentonte që vëllain e tij ta paraqiste si invalid të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ne në Koliq kemi shumë viktima dhe më vjen keq për humbjet që kanë ndodhur, por ato janë viktima civile. Dallon viktima civile nga ajo e një ushtari të UÇK-së”, ka deklaruar Bulliqi.

Ai ka shtuar se Hyseni, sipas tij, kishte tendencë ta paraqiste vëllain e tij si veteran lufte, gjë që nuk përputhej me të vërtetën.

“Tendenca e tij ishte që ta paraqiste si veteran të luftës dhe unë i thashë se ai nuk është veteran i luftës, por viktimë civile, sikur shumë viktima të tjera. Ai e deformoi fjalën time dhe tentoi ta përdorë për qëllime politike, duke pretenduar se unë nuk e njoh apo e mohoj atë. Pra, konteksti i diskutimit ka qenë që të bëhet dallimi mes viktimës si veteran i luftës dhe viktimës civile, larg asaj që u tentua të paraqitet nga diskutimi im, sepse unë ndjej keqardhje për çdo humbje”, ka përfunduar Bulliqi./teve1.info/

Tags: Ekrem HyseniPodujeveShpejtim Bulliqi
ShareTweet

Postime të ngjashme

PS përjashton nga grupi parlamentar Elisa Spiropalin

PS përjashton nga grupi parlamentar Elisa Spiropalin

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Presidentja vizitë në FSK, pritet me nderime nga Gjenerallejtënant Bashkim Jashari

Presidentja vizitë në FSK, pritet me nderime nga Gjenerallejtënant Bashkim Jashari

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e mijëra eurove

Vidhen mbi 275 mijë euro në një lokal në Prishtinë

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Serbi

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet një person në Vushtrri, sulmoi fizikisht të dashurën dhe shtiu me armë në afërsi të saj

Disa ushtarë padisin ministrinë, nuk u paguan për orët shtesë

Lëndimi i ushtarit në stërvitje, FSK: Rrethanat e incidentit janë duke u trajtuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën