Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ngushëlluar për vdekjen e 18-vjeçarit nga Podujeva, i cili vdiq sot në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
“Rast i rëndë e shumë prekës vdekja tragjike e të riut, Lulzim Fejzullahu i cili na tronditi të gjithëve me rrethanat e vdekjes. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe shoqërisë së të ndjerit!”, ka shkruar Bulliqi.
Ndryshe, 18 vjeçari që ishte rrahuar para 6 ditë në Podujevë ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar Agreta Gashi, mjeke në Intensivë, e cila tha se viktima ka pasur lëndime të rënda në tru si pasojë e rrahjes.
“Ka ardhur para 6 ditësh dhe është operuar në emergjence, më pas është transferuar në mjekim intensiv qendror. Sot ka ndërruar jetë meqë s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Ka pasur lëndime të rënda në tru si pasojë e rrahjes”, tha ajo.
Lajmin për vdekjen e 18 vjeçarit nga Podujeva, e ka konfirmuar për redaksinë edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci.
Ai tha se dy personat e dyshuar për rastin janë dërguar në mbajte.